Kazuo Ishiguro A-007334
New product
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
8 Items
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928310873 | |
Historia ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një të ardhme distopike, në të cilën disa fëmijë janë manipuluar gjenetikisht (ndryshe, “fuqizuar”) për të përmirësuar aftësitë e tyre akademike. Duke qenë se shkollimi bëhet krejtësisht në shtëpi, on-line përmes oblungave, mjete të teknologjisë së lartë dhe mësuesve përtej ekranit, mundësitë e fëmijëve për socializim janë shumë të kufizuara, ndaj prindërit u blejnë fëmijëve Shokë Artificialë, ShA, androidë.
Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë e ta shpjerë në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë. Xhosi është vajza e vogël, së cilës i premton që do t’ia kushtojë gjithë dhuntitë e saj të pazakonta si android B2. Do t’i bëjë shoqëri, do ta mbrojë nga sëmundjet dhe trishtimi, e do të përballojë për të grackën më të madhe: të mësojë të fshehtat e mijëra dhomave të zemrës së saj njerëzore.
“Klara dhe Dielli” është një roman emocionues që hedh vështrimin drejt një bote në ndryshim e sipër përmes syve të një rrëfimtari të paharrueshëm, për të na dhuruar një elegji të re e të mrekullueshme mbi vlerën e dashurisë dhe të sakrificës.
Kritika
Kujtesa me gjithë barrat dhe përputhjet e veta kanë qenë temat kryesore të Ishiguro-s. Me romanin “Klara dhe Dielli” ai ka arritur ta zotërojë me mjeshtëri temën e ngjashme të vjetrimit e të atrofizimit. Si mund të jetohet në një botë, zakonet dhe idetë e së cilës të kanë lënë pas? Çfarë ndodh me njerëzit që duhen lënë mënjanë me qëllim që të tjerët të ecin përpara?
The New York Times
Ky libër – i mrekullueshëm – duket fort i ngjashëm me “Mos më lër të shkoj”, teksa eksploron se ç’do të thotë të mos jesh krejtësisht-njerëzor, duke marrë fuqinë e vet nga hijet më të errëta të luginës misterioze.
The Guardian
Ky roman i mrekullueshëm i fituesit të çmimit Nobel është një rrëfim intrigues për inteligjencën artificiale dhe rolin e saj në të ardhmen tonë... një reflektim ngjethës mbi dashurinë dhe vetminë.
The Associated Press
Te “Klara dhe Dielli” të bën përshtypje zëri përndjekës i rrëfimit – një perspektivë naive, e pafajshme, pa egoizëm mbi sjelljen e çuditshme të njerëzve të fiksuar dhe të shënjuar nga pushteti, statusi shoqëror dhe frika.
Komiteti i Çmimit Booker
Një kryevepër me një bukuri të rrallë, me një kontroll të rreptë dhe, si gjithnjë, me një prozë të thjeshtë e të qartë.
Sunday Times
Një rrëfenjë trazuese e një bote të vetmuar dhe në agoni, që është krejtësisht e mundshme.
Kirkus Review
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 316 |
| ISBN | 9789928310873 |
| Shtëpia botuese | Klara and the Sun |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Përkthyesi | Gentiana Kasemi |
| Roman | Psikologjik |
Një tregim i thjeshtësisë mashtruese që zbulon ngadalë një thellësi emocionale të jashtëzakonshme - dhe zë vendin e vet në mesin veprave më të mira të Kazuo Ishiguro-s. Ky është një roman që lëviz, ri-imagjinon botën dhe kohën tonë përmes një historie të bezdisshme të miqësisë dhe dashurisë. Ishiguro është fitues i Nobelit për vitin 2017 dhe Booker Prize
Një rrëfenjë me një thjeshtësi mashtruese do të zbulojë pak nga pak një thellësi emocionale të jashtëzakonshme: një nga veprat më të mprehta të Kazuo Ishiguros.
Një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.
"Dritë e zbehtë mbi kodra" (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist '4 Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifted Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë. Ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse rnund të arrish të krijosh një lloj intimiteti, "Dritë e zbehtë mbi kodra", një roman delikat, ironik dhe eliptik, që më shumë...