Ndjenja e kohes View larger

Ndjenja e kohes

Giuseppe Ungaretti A-005928

New product

Përshkrim i shkurtër

Kërkimi i përjetësisë dhe pafajësisë së dikurshme në gjendjen tokësore të njerëzimit sot, nëpërmjet zhbirimit të misterit të natyrës.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Ndjenja e kohës”, vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942, është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara, por edhe në metrikën e përdorur.

Tashmë, i dashuruar pas Canto-s italiane, i pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t dhe Francesco Petrarca-s, ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut njëmbëdhjetërrokësh, nëntërrokësh dhe shtatërrokësh, por duke mos humbur në asnjë çast esencialitetin, valencën, domethënien dhe përmbajtjen e thellë që duhet të ketë fjala në vetvete.

Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe barokut, të cilin e ka zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e përmes veprës së mahnitshme të Michelangelo-s.  

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart.

Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve.

Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve.

Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale dhe na dhuron kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.

Kritika

Përmbledhja “Ndjenja e kohës” shënon përfundimisht kalimin në një stinë të re të poezisë ungaretiane dhe, me autoritetin e shembullit të vet, sanksiononnjë prirje që do të përkrahet gjerësisht, atë të hermetizmit.

Edoardo Esposito, kritik letrar, pedagog, (artikull në “Poesia e shekullit XX në Itali dhe në Europë)

Themelet e poetikës   ungaretiane që pohohen në përmbledhjen e re janë mbi të gjitha dy: gjuha e çmuar dhe e lartë, thuajse hyjnore, që sjell kërkimin e një st ërhollimi të lloji petrarkist, të orientuar drejt një poezie të vyer dhe sublime; si dhe liria analogjike.

Romano Luperini Kritik letrar, shkrimtar dhe politikan

Ky kapërcim ndodh me vëllimin “Ndjenja e kohës”, që përmbledh lirika të shkruara që në fillim të 1919 dhe të botuara më 1933; njeriu i dhembjes, Ungaretti, tashmë është Njeriu (me Nj të madhe), poezia synon t’u japë zë konflikteve të brendshme, pikëpyetjeve dramatike – kërkimin e sigurive dhe limaneve; misterin: të ndierit e kohës, efemeren në raport me të përjetshmen, do të thotë poeti, - tesnsionit ekzistencial, rrugëtimit të dhembshëm për të kapërcyer të qenit tokësor.

Salvatore Guglielmino, kritik letrar, hartues antologjish letrare

Autori Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi. Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe të refuzimit të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i kthente fjalës virgjërinë dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë, qëllimisht të errët. Ai është fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një ndër të cilët Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, më 1970.

Fragmente nga libri NDJENJA E KOHËS

Dhe kur dritë e duhur bie,

Si tis krejt i purport

Në më pak të lartën kreshtë,

Largësia masës i shpaloset,

Çdo regëtimë imja, ashtu si zemra,

Që tash e mbaj vesh,

Të nxit, o kohë, t’më lëshosh mbi buzë

Të mbramen puthje tënden.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages198
Shtëpia botueseSentimento del tempo
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Baro
I ri1