Dyshimi View larger

Dyshimi

Ashley Audrain BD0689

New product

Përshkrim i shkurtër

Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar. 

More details

11078 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306992

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ngjarja më e pritur e vitit. Botuar njëkohësisht në 34 vende të botës.

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej. 

Blajth Konor është e vendosur për të qenë një nënë e ngrohtë dhe e dashur për foshnjën e saj, Violetën. Një nënë që ajo vetë nuk e pati kurrë. Por, që në ditët e para rraskapitëse të mëmësisë, Blajthi krijon bindjen se ka diçka që nuk shkon tek e vogla e saj – ajo nuk sillet njëlloj si fëmijët e tjerë.

Apo mos vallë gjithçka është në kokën e Blajthit? I shoqi, Foksi, mendon se ajo po përfytyron gjëra. Sa më shumë që Foksi i injoron frikërat e saj, aq më tepër Blajthi fillon të vërë në pikëpyetje shëndetin e saj mendor dhe aq më shumë ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje atë që Blajthi po na rrëfen lidhur me jetën e saj.

Më pas vjen në jetë djali i tyre, Semi. Blajthi krijon atë lidhje të bekuar që gjithmonë ka ëndërruar në raport me krijesën e saj. Edhe Violeta duket se e do vëllanë e saj të vogël. Por kur jeta e tyre befas ndryshon, shkëputja e saj shkatërruese e detyron Blajthin të përballet me të vërtetën.

REVIEWS

“Thellësisht tërheqës”

– Paula Hawkins, autore e "The Girl on the Train"

“Të rrëmben nga faqja e parë, e mezi pret fundin e librit”.

– Good Morning America

"Rrallëherë ka mundur dikush të shkojë kaq larg në përshkrimin e marrëdhënieve nënë-bijë,  dramave të mëmësisë dhe plagëve të trashëguara"

- The Parisian

Data sheet

pages298
ISBN9789994306992
RedaktoriKlodiana Metani
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1