Shenime per shkelqimin dhe renien e Europes

Paul Valery A-005042

New product

Përshkrim i shkurtër

Paul Valéry hedh një vështrim të shqetësuar mbi kohën moderne dhe perspektivat e saj. Kur ai shkroi esetë e librit “Regards sur le monde actuel” - pesë prej të cilave janë zgjedhur për të formuar këtë përmbledhje të vogël -, Europa kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore, e cila i kujtoi se qytetërimet mund të jenë të vdekshëm dhe vitet 30 e thelluan edhe më tepër mundësinë e këtij konstatimi. Çka bëri që Valéry të kishte një vizion të zymtë të politikës.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN978095002079

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Në këto ese gjejmë edhe një kritikë të shkencës historike, që u paraprin risive dhe qasjes së të famshmes Shkollë e Analeve. Pamjaftueshmëritë e Historisë nuk janë thjesht një subjekt shkollaresk, por një sfidë politike e rëndësisë kryesore, sepse ushqimi i politikës janë pikërisht kujtimet, mitet dhe idhujt.

Mirëpo “fenomenet e ngadalta” thelbësore (që do t’i studiojnë më vonë Braudel dhe Labrousse) mbeteshin të panjohura nga Historia, që frymëzohej veçse nga modeli kalorsiak. Por Historia, nën trysninë e hapjes së botës, e ndryshon nocionin e ngjarjes që shndërrohet e vërshon mbi të papriturën.

Çështja e madhe e Valéry-së është globalizimi. Që në vitet 30 ai vëren implikimet e tij. “Asgjë s’do bëhet më pa u përfshirë krejt bota”, thotë ai. Nuk mundet që në politikë të mendojmë me mitet e së shkuarës, sepse efektet e ndryshimit të niveleve luajnë një rol të rëndësishëm. Sidomos “koha e botës së mbaruar po fillon”, tokat e banuara janë zbuluar, njerëzit jetojnë në një ndërvarësi në shkallë botërore. Historia nuk mund të jetë më ajo e linjave paralele.

Tashmë “asnjë arsyetim ekonomik nuk është i mundur. Ekspertët gabohen”. Politikanët u ngjajnë gjithnjë e më shumë spekulatorëve të bursës. (Ç’profeci! A nuk bëhet sot politika nëpër agjencitë e përcaktimit të riskut financiar?)

Valéry e kish kuptuar atë që do ndodhte sot, si pasojë e rishpërndarjes së prodhimit kapitalist në shkallë botërore, e logjikës së dumpingut, të transferimeve të teknologjisë. Qysh me mbarimin e Luftës së Parë botërore, Valéry shikon se si Europa nuk do të zërë më në botë vendin që kish patur: ajo “aspiron të qeveriset nga një komision amerikan. Në atë kohë, europianët e mendonin ende veten si qendra e botës.

Valéry mendon se në epokën moderne po hyjmë tek e ardhmja duke u sprapsur. Ai vetë diti ta kuptojë këtë. Të tjerët nuk e dëgjuan, siç ndodh zakonisht me mendjet e mençura.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages50
ISBN978095002079
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlket Çani
I ri1