Genjeshtare te vegjel View larger

Genjeshtare te vegjel

Fatos Kongoli A-002135

New product

Përshkrim i shkurtër

Fatos Kongoli, një nga autorët bashkëkohorë më të vlerësuar, vjen me një roman të ri për lexuesit: Gënjeshtarët e vegjël

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Fragment libri

Ajo e mori në telefon në mes të natës. Prej gjashtë muajsh shiheshin vetëm kalimthi, me raste, nuk komunikonin dhe emri i saj ishte i fundit që priste t’i shfaqej në ekranin e celularit. Ai mbeti në mëdyshje, t’i përgjigjej, apo jo; kapitullin me Emën e quante të mbyllur. Kapitulli me Emën ishte mbyllur dhe rihapur më se një herë, por gjashtë muaj të shkuar ai qe bindur përfundimisht: midis tyre nuk funksiononte. Ajo ishte e bukur, e lirshme, ndërsa ai xheloz. Kështu e akuzonte vajza. Dhe grindeshin.

Pasi grindeshin, atij i ndodhte të vuante deri në atë masë sa, për të shpëtuar, ishte gati t’ia këpuste vetes. Ose të vriste Emën. Doemos, nuk bënte as njërën, as tjetrën. Përkundrazi, ajo zotëronte një aftësi të rrallë për të vendosur paqe midis tyre, kështu ai çlirohej nga idetë ogurzeza dhe gjithçka rifillonte si të mos kishte ndodhur asgjë.

Këtë mendoi edhe atë mesnatë gushti, kur në ekranin e celularit iu shfaq emri i saj; po t’i përgjigjej, rrezik të binte pre e dobësisë së tij. Kjo do të thoshte të riniste historia e vjetër. Ai s’kishte kurrfarë dëshire për të rinisur historinë e vjetër.

Gjashtë muaj të shkuar, pas përplasjes me Emën - thjesht një pretekst ky - kishte vendosur të ndërmerrte disa veprime, që i bluante prej kohësh e që do të mund të quheshin radikale. Mbi të gjitha, të shkëpuste më në fund çdo marrëdhënie me kompaninë “Luga”, ku ishte i punësuar në zyrën e financave plot pesë vjet të shkuar. Mirëpo, tashmë i kishte ardhur në majë të hundës, nuk duronte dot më. Disa fytyra, duke nisur nga ajo e bosit, ia shpifnin.

Kështu, i ngarkuar për gjashtë muaj radhazi me idenë e vjetër të një rebelimi, në kushtet e përballjes së përditshme me poshtërimin e vetes, ai mundi të hiqte dorë vetëm nga Ema, asgjë më shumë.

“Çfarë dreqin kërkon ajo prej meje tani, - mendoi, - ç’hall mund të ketë që më telefonon në mes të natës?”

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages237
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1