Ëndrra e Damokleut View larger
Pjesë nga libri

Ëndrra e Damokleut

Fatos Kongoli TO0250

New product

Përshkrim i shkurtër

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978999271896X
Viti i botimit2004

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj çmendurie. Dhe të urrejtjes së ndërsjelltë të familjeve të tyre, të armiqësuara në kalvarin e gjatë absurd të luftës së klasave.

Ky është libri i katërt i ciklit "Burgjet e Kujtesës", ku secili roman qëndron më vete, pa lidhje me të tjerët, veç një frymë e përbashkët që sjell ngjyrat e epokës. Libri ka fituar çmimin ndërkombëtar Ballkanika 2002, dhënë në Sofie të Bullgarisë. Ka fituar gjithashtu çmimin e librit më të mirë në prozë për vitin 2002, dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Pjesë nga libri:

Në fillim nuk e njoha, s'kisha nga ta njihja. Mua nuk më kishte qëlluar kurrë të shihja ndonjë vizatim, ndonjë gravurë, të lashtë apo moderne, me pamjen e tij, madje nuk dija asgjë tjetër për të veç emrit. Dhe emri shoqërohej gjithmonë nga një shpatë, e njerëzit e përdornin pa e ditur, siç nuk e dija edhe unë, cila qe historia e vërtetë e atij njeriu të lidhur në amëshim me fjalën shpatë...

Para meje qëndronte një burrë pak i kërrusur, mbështjellë në një tunikë të bardhë elegante... m'u duk si një shtatore prej bronzi. Në njërin krah të shtatores qëndronin dy skifterë. Deri një çast më parë ata kishin çukitur kokën time me sqepat e hekurt e tani rrinin të gatshëm të më suleshin sapo t'i lëshonte i zoti. Ky e kuptoi frikën time. Dhe qeshi. Mos u tremb, tha... Ata nuk janë skifterë... Ky çift skifterësh virtualë përfaqësojnë fjalët "Shpata e Damokleut". Këtë askush përveç meje nuk mund ta dijë më mirë. Sepse unë jam vetë Damokleu.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages290
ISBN978999271896X
Shtëpia botueseToena
Viti i botimit2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri