Reduced price! Nena View larger

Nena

Përl Bak BDR022

New product

Përshkrim i shkurtër

"Nëna" u shkrua në vitin 1933, në Kinën e largët, fare pak të njohur për evropianët. Përmes një numri skenash që sjellin fatkeqësi dhe humbje të njëpasnjëshme në jetën e heroinës, burrin fillimisht, pastaj vajzën dhe, më në fund, një bir, synohet të kalohet thjesht në lartësimin e magjishëm të një figure poliedrike dhe që me anonimatin e vet rrok dimensionet e universales.

More details

104 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789995621438

539 Lekë

-23%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Studiuesit kanë vënë re se duke mos pasur emër, kjo figurë e krijuar më 1933 është burim paqeje dhe nuk u përdor dot hapur nga politika në dobi të luftës a konfliktit social, kur kjo u kërkua për interesa të caktuara pak vite më vonë, në ndryshim nga ndonjë nënë tjetër, më pak interesante, e cila e quajtur, për rastësi të themi, Pelagea Nilovna, e krijuar më 1907 dhe që u bë pjesë me peshë e propagandës që u parapriu ndeshjeve të përgjakshme shoqërore në Evropë. Zonja Bak kështu u rendit jo vetëm ndër autorët e magjishëm (në një epokë kur shkrimtari imponohej me idetë e veta me goxha më shumë intensitet se mediat), por edhe në ata pacifistë, duke qenë për kohën një nga zërat më të dëgjuar të globit. Si bijë misionarësh evangjelistë dhe bashkëshorte e një pastori po evangjelist në Kinën e perandorisë së fundit, autorja e mistifikon e njëkohësisht e detajon shpirtin e njeriut, të cilin as kulturat e ndryshme e as interesat parciale ekonomiko-politike nuk kanë forcë ta shtyjnë përngaherë në batakun e përgjakjes. Nëna e saj ka pasione të fuqishme e brilante, ka fatkeqësi po aq të dhunshme për nga forca, por urtësia në një shpirt të ekuilibruar, njohja e stadeve të jetës dhe e detyrave në secilin syresh e bën të predikojë paqe e durim, pas rebelimeve të kuptueshme të çasteve fillestare. Dramat personale të lindura nga natyra, thotë autorja, nuk mund të ishin më pak të lodhshme sesa ato që burojnë nga konflikti social në vigjilje të një revolucionit, që do të ndryshonte jo pak gjëra në shoqëri. Zonja Bak u jep tërë personazheve në vepër vetëm emërtimet e atributeve, nëna, biri, bija, e reja, vjehrra etj. E tërhequr qëllimisht më tepër drejt formës artistike të përkryer e në tendencë gati transcendentale; si çdo autor I madh, ajo kupton se forma duhet ta shpërthejë përmbajtjen, se ndjenja duhet për më tej ta çajë hera-herës vetë kuarcin e formës, ndërsa përmbajtja në kuptimin e saj klasik ose nuk ekziston, ose ka një rend të largët në punët e artit.

Data sheet

pages212
ISBN9789995621438
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë