Nishanet ne forme L-je View larger
Pjesë nga libri

Nishanet ne forme L-je

Alban Tufa A-008361

New product

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376022

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Nuk më mori gjumi deri ndaj të zbardhur, deri atëherë kur zunë të këndojnë gjelat e tretë. Sa herë mëtoja t’i mbyllja sytë më shfaqej fytyra e A. Vreshit.Mandej më përvijohej trupi i saj i bronztë, ashtu krejt lakuriq. Më shpërfaqej gjithë sa ajo kishte, gjithë sa unë kisha pasur tërë këto vite.

Gjithë sa kisha velur prej saj sa e sa kohë, me idenë se isha i vetmi, krejt i vetmi. Sa nisja t’i shijoja këto pamje, përanash saj shpalosej edhe një trup burri, me një fytyrë që nuk e shquaja dot, me ca shpatulla që s’i harroj, shpatulla të cilat i pashë mbrëmë mbi trupin e saj, mbi krevatin tim.

Sa herë rrihja ta shtyja tutje imazhin e saj, më futej me përdhunë në kokë ashtu krejt e lakuriqtë, bashkë me pesë nishanet e saj në formën L-je në fundshpinë. Këtë nuk harron të ma paraqesë sa herë më përball me imazhin e saj."

Data sheet

pages144
ISBN9789928376022
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1