Bernhard Schlink BD0030
New product
Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
10 Items
Leximtari, një himn kundër keqardhjes
(Shënime për romanin “Leximtari” të shkrimtarit gjerman Bernard Shlink)
Agim Baçi
Për çfarë duhet të na shërbejë një lexim? Të kuptojmë veten? Të kuptojmë botën? Të kuptojmë se kur duhet të ndalim, apo pse mundemi për më tutje? Bernard Shlink (Berhard Schlink) ka mundur të lexojë një nga gjërat më të rëndësishme për secilin nga ne: rrugën për të respektuar krenarinë e tjetrit. Sepse ç’mund të jemi ne pa krenarinë tonë, pa atë që kemi menduar se na bën te jemi vetvetja? Dhe a mund të besojmë ne se do të mundemi të mbajmë sërish një mik pranë nëse nuk kemi arritur të respektojmë krenarinë e tij?
Përmes një rrugëtimi që vjen nga e brendshmja jonë, Shlink ka përdorur çdo gur të përditshmërisë për të ndërtuar një barrikadë ndaj gabimit të vetëm që s’duhet të bëjmë ndaj një personi që e duam, që është i rëndësishëm për ne. Të mos e lejojmë veten të na vijë keq për të. Sepse keqardhja është fundi, është pamundësia më e madhe për një dashuri, për një mik.
Nëse do të shkatërrosh një lidhje, nëse do të kesh shkërmoqur një miqësi, atëherë shpreh keqardhje. Por Shlink nuk ia lejon këtë personazhit të tij, Mikaelit, i cili hap pas hapi kupton se, për hir të krenarisë, një njeri pranon ndëshkim, duke besuar se ashtu do të mundet të jetë vetvetja e duke pasur shansin kështu që një ditë do të mundet të jetë atje ku ka ëndërruar. Por pa u mëshiruar.
Ai dhe Ajo mund të jenë Mikaeli dhe Hana, sic i ka quajtur Shlink, por mund të kenë edhe emra pa fund. Një histori e secilit nga ne mund të na qëndrojë pas, duke pritur se si do t’ia japim zgjidhjen, se çfarë duhet të vendosim të bëjmë me të shkuarën tonë. Dhe ata me të cilët duhet të besojmë veten tonë, janë rëndësia e të rëndësishmes.
Ai mund të kishte publikuar të fshehtën e saj, që ajo nuk dinte të lexonte, dhe kështu ta shpëtonte atë nga burgu. Por çfarë do të ishte ajo më paskëtaj, që kishte pranuar ndëshkimin me burg më mirë se sa të pranonte këtë çalim të së shkuarës së saj? E ç’kuptim ka një dashuri, nëse ne nuk mundemi të jemi respektuesit e krenarisë?
Përmes një zgjidhjeje filozofike, Mikael kupton se ai do ta rrëzonte nëse do të vendoste të fliste në emër të saj. “Kur e dimë se çfarë është e mirë për tjetrin, duhet t’ia bëjmë patjetër të qartë. Duhet t’ia lemë atij fjalën e fundit, duhet të flasim me të dhe jo me dikë tjetër apo prapa kurrizit të tij”, i sugjeron i ati filozof i Mikaelit, duke na dhënë ndoshta një nga zgjidhjet më të rëndësishme të raportit me miqtë, nëse ne duam vërtet t’i kemi të tillë, atë të bisedës me to nëse mendojmë se kemi kuptuar diçka të mirë për to.
Përmes një ndjesie, që kalon nga dashuria e raporti njerëzor pa vendosur kufij, Shlink ka ngritur kështu përmendoren kundër keqardhjes, sepse keqardhja është fundi i çdo ndjesie. Ne mund ta ndihmojmë dikë për të cilin ndjejmë keqardhje. Mund të bëjmë shumë gjëra për të. Por zor se mund ta duam, se mund të jemi sërish miq. Sepse keqardhja mund të rrënojë themelin e çdo marrëdhënieje të vërtetë, e mbi të gjitha dashurinë.
Çfarë duhet të mësojmë të lexojmë te ky libër? Krenarinë, me të cilin dikush ka ngritur portretin e vetvetes. Jo krenarinë që nuk na lejon të shikojmë, por atë që na bënë të ëndërrojmë se cilët mund të jemi. Hana është e lumtur në ëndrrën e saj. Asnjë qeli nuk mund ta vërë poshtë, përveç keqardhjes. Madje, për të mos e çuar nëpër mend, ajo nuk e pranon atë liri ku keqardhja mund të qëndrojë si një lak për ta zënë brenda pamundësisë për të qenë e lirë në krenarinë e saj.
Gjatë gjithë leximit shumëkush mund të jetë irrituar me mungesën e letrës së Mikaelit në drejtim të Hanës, ndërsa kjo e fundit i shkruante thuajse për çdo gjë nga burgu, duke treguar gëzimin e pafund të kapjes së ëndrrës, atë të mësimit të leximit. “Djalosh” e kish cilësuar në njohje. “Djalosh” e thirri shumë vite më vonë, për të treguar se në cilën sekondë i kishte ndalur ora njerëzore brenda vetes. Një thirrje për të ndalur kohën. Të vetmen kohë të cilën e donte. Të vetmen kohë që e bëri të ëndërrojë duke shpërfillur çdo lloj dënimi. Sepse kur e dimë se ç’gjë vlen, nuk ka çmim për ta mbajtur gjallë. Përvec keqardhjes, e vetmja që mund ta rrëzojë pa i dhënë as më të voglën mundësi të ringrihet.
Të lexojmë dikë është e rëndësishme. Te lexojmë atë që duam, duke parë brena vetes, duke parë tjetrin, e duke mos i lejuar vetes që për atë që duam të na vijë nëpër mend keqardhja. Jo kurrë. Sepse ajo shemb çdo urë drejt dashurisë.
Këtë mesazh e lë Shlink në dorë të lexuesit, për të parë rreth vetes, për t’i bërë pyetjen e vetme: a mund t’i ruash miqtë nga keqardhja?
Për t’i kthyer përgjigje duhet të lexojmë vetveten, të lexojmë tjetrin dhe të mos presim vetëm të na ruajnë, por më parë t’i ruajmë ne. Sepse ata që duam dhe miqtë janë libri që duhet të lexojmë dhe rilexojmë, nëse do të vijojmë të themi se ëndrra ia vlen, pavarësisht se cila pengesë deshi ta shmangë.
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Miq dhe dashnorë të vjetër ribashkohen për një fundjavë në një shtëpi të rrënuar fshati, pas dy dekadash. Ato gërmojnë në kujtime të vjetra duke gjykuar secili sipas rrjedhës që jeta e tyre ka marrë që nga rinia. Por ky nuk është thjeshtë një ribashkim dhe bisedat e tyre për ditët e shkuara nuk janë thjeshtë rikujtime.