Rrathë View larger

Rrathe

Martin Camaj BO0113

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar këtu sidomos organizmit gjuhësor, duke pasur si qëllim të vet që me këtë roman të tregojë potencialin e shqipes si gjuhë letrare moderne

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687618

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Martin Camaj e botoi romanin "Rrathë" në vitin 1978 si botim të vetin. Ai punoi rreth pesëmbëdhjetë vjet me këtë tekst, që e konsideronte si veprën e tij kryesore e ku do të përcillte në mënyrë letrare djalërinë e përjetuar në Shqipëri, si dhe ngjarjet revolucionare dhe ndryshimet shoqërore në kohën e komunizmit.

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar këtu sidomos organizmit gjuhësor, duke pasur si qëllim të vet që me këtë roman të tregojë potencialin e shqipes si gjuhë letrare moderne.

Këtu bënin pjesë, sipas tij, krahas shfrytëzimit në mënyrë kreative të mundësive të fjalëformimit në gjuhën shqipe, edhe pasurimi i saj me material gjuhësor dialektikor, përkatësisht duke marrë parasysh përdorimin e fjalëve dhe të stilit të autorëve të mëhershëm, kryesisht të atyre gegë. Martin Camaj dëshironte që me gjuhën e tij të ofronte një zgjidhje alternative ndaj gjuhës letrare të njësuar, të cilën e përjtonte si një krosë të ngurtë, edhe pse në ortografi dhe gramatikë ai u rrek t'i afrohej disi gjuhës së shkruar zyrtare.

Romani ngërthen tri pjesë, në nëntitujt e të cilave rimerret vetë titulli i romanit "Rrathë": Rrathë uji, Rrathë zjarri, Rrathë gjaku. Tri pjesët ndërlidhen me njëra - tjetrën nëpërmjet disa figurave kryesore: Baci, i ashtuquajturi Folkloristi dhe sidomos Agonti, i ashtuquajturi Novelisti. Personazhet e romanit përmenden përgjithësisht si me emrat përkatës ashtu edhe me emërtimet tipike të funksionit që kryejnë.

Romanit i paraprin një listë me personazhet kryesore bashkë me emërtimet përkatëse, sikurse ndodh rëndom në një pjesë teatrale. Rrezja e veprimit të romanit rrok Bardhin, Përgjegjësin, kryetarin e Partisë, bie mbi Shkrimtarin punëtor, Markocin dhe predikues Drenashin, Fetarin, duke përfshirë edhe Cubin, Ilegalin e Zogën, Virgjnen, të cilët mishërojnë mënyra moderne dhe tradicionale të jetesës. Në mënyrë të gërshetuar përshkruhen këtu pamje të ndryshme të jetës në një vend malor nën pushtetin partiak që quhet Dheu i Arbnit.

Emri Dheu i Arbnit përbën një aludim historizues ndaj Shqipërisë. Agoni, si pjesëtar i një brezi të ri, është agronom me profesion, por ushtron ndërkohë punën e gazetarit dhe të shkrimtarit. Ai dërgohet nga Partia në fshatin Ripë e Mesme për të raportuar mbi mbërritjen e traktorëve të rinj, si dhe për të marrë informacione mbi një kundërshtar të sistemit të shfaqur gjoja rishtas në male dhe që e thërrasin me emrin Ilegali. Ripa e Mesme, sëbashku me Ripën e Poshtme dhe Ripën e Epër, përbëjne gjithë zonën në të cilën zhvillohen ngjarjet e romanit.

Në përshkrimet e shtegtimeve të shumta që të çojnë gjithnjë ne male përftohet si në paletën e ngjarjeve të ndodhura pamja e një krahine malore të egër, në përditshmërinë e ashpër të së cilës pleksen ëndrrat me fantazitë.

Data sheet

pages496
ISBN9789995687618
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanPsikologjik