Vejushat e se Enjtes View larger

Vejushat e se Enjtes

Claudia Pinero BD0319

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas mureve të lartë rrethues, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i gjelbër i golfit, vilat luksoze, vezullimet e ujit të valëzuar të pishinave.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302314

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Atje shkojnë të banojnë familje që duan një jetë të shëndetshme, të lumtur, të përbërë nga sporti, darkat, bisedat përpara një filxhani çaji dhe leksionet e kopshtarisë dhe pikturës. Virxhinia Guevara ka hapur një agjenci pasurish të paluajtshme pasi i shoqi, Roni, ka humbur çuditërisht punën. Por del se është një punë aspak e lehtë. Në La Kaskada, në fakt, rregullores së ngjeshur të shkruar i shtohet një rrjet i dendur normash të fshehta, sepse fqinjë janë miqtë dhe miq janë fqinjët, dhe nuk mund të tolerohet që të kapërcehet numri maksimal i lejuar i hebrenjve: janë ndërkaq Uroviçët, Ernestoja dhe Mariana Andradeja kanë birësuar dy fëmijë, Ramonën dhe Pedron, por gjykatësi nuk i ka lejuar ta ndryshojnë atë emër aq të rëndomtë, Ramona. Pastaj janë Tanoja dhe Tereza Skalja, ai gjithnjë fitues në tenis, ajo kultivuese e jashtëzakonshme fidanësh, lehet artistike të së cilës janë më të kërkuarat në komunitet. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe sidomos ta mbajnë përgjithmonë, me çdo çmim. Ndonëse në botën e jashtme shumëkombëshet po e braktisin vendin, monedha duket se nuk mban më, ndërsa një tufë terroristësh sapo ka shembur, aq larg dhe aq pranë, kullat e Nju-Jorkut. Brenda, atje ku këto lajme humbasin në radhën e kronikave të transmetuara nga ata pak televizorë të ndezur, burrat vazhdojnë të mblidhen çdo javë në shtëpinë e Tano Skaljës, larg syve të fëmijëve dhe grave, të cilat, të përjashtuara nga grumbullimi mashkullor, vetëpërkufizohen me ironi si vejushat e së enjtes. Por në njërën prej këtyre mbrëmjeve rutina thyhet papritmas. Ndërsa trupat e tre miqve fundosen në ujin e pishinës më të bukur të lagjes, ana e errët e një jete të përsosur fillon të dalë në sipërfaqe.

Data sheet

pages304
ISBN9789994302314
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj