Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje. Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t’u bërë fëmijë m’u deshën dhjetë vjet, për të t’i bërë trutë përshesh më...
Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë.
Vazhdon cikli "Banda e Fëmijëve" dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditëve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e një bote që asgjë s’iu fal, aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Të gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina