Eskili - Vepra e plotë View larger

Eskili - Vepra e plote

Eskili BO0241

New product

Përshkrim i shkurtër

Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Eskili jetoi midis viteve 525 dhe 456 para erës sonë. Ai nuk qe vetëm dëshmitar dhe kronist i kohës së vet, por edhe pjesëtar i dramës që po luhej. Megjithëse nga origjina i përkiste aristokracisë, gjithë simpatitë, synimet dhe idetë e tij prireshin nga forcat më përparimtare dhe demokratike.

Me ushtë në dorë ai mori pjesë në dy betejat e mëdha kundër persëve: në Maratonë dhe në Salaminë. Kjo pikë e biografisë së tij është jo vetëm më e sigurta (në epitafin e varrit të tij nuk i kujtohet vepra letrare por ky fakt), por që përbën dhe një faktor vendimtar për kuptimin dhe zbërthimin e veprës së tij. Hollësitë e tjera të biografisë së tij janë ose pak të sakta ose legjenda.

Ekziston një “Jetë” e tij e shkruar nga një autor anonim, por që s'është as tepër serioze, as tepër e besueshme. Një grusht hollësish të tjera, tepër të kursyera thuhen për të: është akuzuar se në një nga tragjeditë e tij ka nxjerrë sekretet e mistereve (s'duhet harruar se fjala mistere ka lidhje me teatrin). Thuhet se ka marrë pjesë edhe në fushatën e Trakës kur ishte pesëdhjetë vjeç.

Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin.

Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili. Motivi i këtij largimi ka mbetur i paqartë. Është folur për fyerje prej publikut, prej jurive, por këto janë pak të besueshme. Mund të ketë pasur arsye të thella politike.

Eskili vdiq larg Athinës më 456. Gojëdhëna e vrasjes së tij prej një shqiponje, e cila, duke e pandehur kokën e tij për një shkëmb, lëshoi sipër saj breshkën e kapur, hyn ndër legjendat, disa herë të pakuptimta, që qarkulluan gjatë mijëvjeçarëve për të.

Gjysmë shekulli pas vdekjes, Aristofani e protretizoi si njeri krenar dhe pasionant. Pa dyshim që është tepër pak për autorin, mosqenia e të cilit do të prishte drejtpeshimin e letërsisë botërore.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages424
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1