Eskili BO0005
New product
“Orestia” del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrrave të turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës
264 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9928-433-94-7 | |
Në fund të skenës, pallati i Atridëve. Ky është shënimi që duhej të hapte “Orestian”, veprën monumentale, të vetmen që ka mbërritur e plotë gjer tek ne nga rroposja eskiliane. Shënimi mund të ketë qenë i autorit apo i ndonjë vënësi në skenë të mëvonshëm, kjo s’ka rëndësi. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdonjërën prej të cilave do të zhvillohen ngjarje nga më tragjiket që mund të përfytyrojë mendja njerëzore. Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon, për të mos dalë më kurrë që andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që porsa ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas biri i tyre, Oresti, për të dalë dhe ai, këtë herë me shpatën mëmëvrasëse në njërën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën-rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin. Dhe, ashtu si edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen e tij, por ndërkaq do të mbërrijnë erinitë për t’ia errësuar gjykimin e për ta kthyer të folurën e tij në një përçart.
Por të gjithë këta s’janë veçse “bij e nipër krimesh të vjetra”, që prej vitesh kanë gëluar brenda këtij pallati. Muret e tij kanë parë e dëgjuar gjëra të llahtarshme, prej të cilave ne shikojmë vetëm aktet e fundit. Vrasje midis vëllezërish për pushtet, gosti makabre, ku të ftuarit i shërbehen si gjellë gjymtyrët e fëmijëve të vet, net makthi të ndërgjegjeve të vrara, mallkime, ankthe dhe parandjenja krimesh të ardhme. Të gjitha këto i mësojmë dalëngadalë nga kori, përpara të cilit shpalosen unazat e fundit të këtij vargori të rëndë. Siç dihet, motivin e kësaj gjëme Eskili e ka nxjerrë nga epet e vjetra gojore, ku flitet për mallkimin që rëndonte mbi pallatin e Pelopidëve (ose Atridëve), ku gjakmarrja fisnore, e gërshetuar me luftën për pushtet, vazhdonte të pillte vrasje pas vrasjesh. Ideja e Eskilit se krimi lind krimin është e nënvizuar në këtë vepër më qartë se kudo. Por trilogjia është e mbushur me motive të tjera të mëdha për luftën dhe për paqen, për fatkeqësinë që pëson jo vetëm viktima e mundur, por edhe dhunuesi fitimtar, për shpagimin e çdo teprimi, për flijimin në emër të ambicies, për marrëdhëniet njeri-shtet, ndërgjegje-nënndërgjegje, detyrë-pasion etj. Ide antitiranike e përshkojnë trilogjinë nga kreu në fund. Herë-herë, lajmi i një vrasjeje në pallat lidhet me shqetësimin se mos po shpallet një tirani e re. Kështu, për shembull, në çastin kur merret vesh mbytja e Agamemnonit, për nga shpeshtia e të folurit dhe e trazimit të brendshëm kori antik i ngjet një grumbulli gazetarësh të sotëm në portat e një ndërtese presidenciale, ku porsa ka ndodhur një grusht shteti.
Një nga motivet kryesore të veprës është problemi i parësisë së gjakut atëror ose mëmësor. E thjeshtë, në pamjen e parë, kjo ka qenë një nga çështjet themelore, mbi të cilat janë ngritur të gjitha kodet juridike të vjetra e të reja, çështje që ka shkaktuar drama të panumërta mbi rruzullin tokësor.
Në trilogjinë “Orestia” pyetja shtrohet saktë dhe prerë: nga rrjedh fisi: nga nëna apo nga babai? Hyjnitë e vjetra, erinitë, janë për nënën; të rinjtë, Apoloni e Atena, për atin. Engelsi thotë se kjo është një jehonë e largët e luftës mijëvjeçare midis matriarkatit që po humbte dhe patriarkatit që po fitonte. Por motivi ishte, megjithatë, tepër i vjetër për ta joshur Eskilin, në qoftë se nuk do t’i shërbente si bërthamë për ta pasuruar me ide më të reja, si ato që përmendëm më lart, e gjer te motive fare të freskëta të jetës së vrullshme bashkëkohore, si çështja e Aeropagut, gjyqit të athinasve, për fuqizimin ose shfuqizimin e të cilit ata ishin në atë kohë në grindje, për aleancën Athinë-Argos etj.
Problemi i “së drejtës”, që e përshkon si kryefill tërë krijimtarinë e Eskilit, këtu trajtohet gjerësisht prej tij, si një përplasje gjëmëtare midis të drejtës së vjetër, asaj të erinive e të vetëgjyqësisë gjakmarrëse, që po humbet, dhe një “të drejte” të re, asaj të mekanizmit shtetëror.
pages | 216 |
ISBN | 9928-433-94-7 |
Shtëpia botuese | Onufri |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | Ribotim |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shumëzua. Qe të mos i linte në mjerim, Prometeu shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë zjarri dhe ua çoi njerëzve.
Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili
Kjo veper vjen me nje tjeter perkthim ne gjuhen shqipe, nga Romeo Collaku, i cili e ka perkthyer nga gjuha greke, duke i dhene mundesi lexuesit te sotem te receptoje me mire kete kryeveper te letersise antike greke.