Felix Salten BCA049
New product
Aq i dashur për fëmijët qysh prej disa brezash kudo në botë, personazhi i kaprollit Bambi u krijua nga autori austriak Felix Salten. Botimi ynë është novela e plotë e autorit, teksti origjinal, shqipëruar mjeshtërisht nga Eqrem Çabej - një prej të rrallave përkthime artistike të dijetarit të shquar - me një gjuhë sa të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijët, aq edhe poetike e të pasur.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
| ISBN | 99927-33-35-7 | |
Libri rrëfen jetën dhe aventurat e drerit më të bukur të pyllit, Bambit. Një kryevepër poezie e lirizmi përmbi dashurinë dhe kuptimin e jetës. Rrëfimi është i ndërtuar në dy linja: në njërën paraqitet jeta e kafshëve të pyllit, së bashku me bukurinë e natyrës, ku personazh kryesor është Bambi, ndërsa në linjën tjetër jepet masakra që shkakton njeriu në momentin kur vë dorë mbi kafshët. Pra, në të trajtohet një temë që ka për qëllim edukimin e fëmijëve ndaj vlerave të natyrës që na rrethon.
| pages | 104 |
| ISBN | 99927-33-35-7 |
| Published year | 2004 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Eqerem Çabej |