Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Historia e Polianës, e “vajzës së kënaqur” ose, siç u quajt më vonë nëpër filma, “vajza e dashur”, është një histori e jashtëzakonshme, që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ky libër aq i pëlqyeshëm sidomos për të rinjtë, shpalos të bukurën që në faqet e para, të cilat ndiqen nga një vazhdim që është thjesht i mrekullueshëm.
Vogëlushja Poliana mbetet jetime dhe shkon të jetojë me tezen e saj, znj. Polin, një grua e zymtë. Aty Poliana njeh miq të mirë dhe njerëz shumë interesantë, që i bën për vete me natyrën e saj të qeshur dhe miqësore.
Eleanor Hodgson PORTER u sëmur në moshë të vogël duke u detyruar ta braktiste shkollën në mes. Për një farë periudhë kohe ajo kohe u mor me muzikë. Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj “Poljana” në njëfarë mënyre ka prezantuar jetën dhe ndjenjat e saj
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si të gjithë të rinjtë, edhe ajo dashurohet. Por zemra e saj vuan. Megjithatë, në çastet më të vështira, ajo nuk harron të veçantën e saj "lojën e të kënaqurit".
Nje mister shpaloset perpara Davidit, nje muzikanti të talen-tuar dhjetevieçar Pse i ati, nje violinist virtuoz, e ka çuar atë larg qytetenmit? Në kete roman klasik sekretet e fshehura zbulohen hap pas hapi, pikërisht kur babai i Davidit vdes gjate udhëtimit që bën, sëmurë rëndë, per ta kthyer djalin e tij në qytet.