Hajdi View larger

Hajdi

Johanna Spyri BAO0433

New product

Përshkrim i shkurtër

“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë; ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Gojëmbël, çamarroke, e padjallëzuar, admiruese e kafshëve, luleve, e të gjitha qenieve frymuese, e bukurisë natyrore dhe njerëzore, të gjitha këto veçori autorja i vë në shpirtin e një fëmije trupvogël dhe jo rastësisht ajo e dërgon atë nga një vend në tjetrin.

A ia doli Hajdi, që me dëlirësinë dhe mirësinë e saj, t’i ndryshojë njerëzit me të cilët ndeshet gjatë udhës së saj?

A triumfoi mirësia e saj, në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria dhe djallëzia bashkëjetojnë?

A mundi ajo t’u thotë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e bukur dhe kuptimplotë, nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon?

Ky libër është përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi. Bukuria e fjalës, gjuha e pasur me frazeologji dhe shprehje e përzgjedhur prej tij, do t’jua bëjnë rrëfimin më të thjeshtë dhe mbresëlënës.

Data sheet

Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfrim Koçi
I ri1