Lulet e ftohta të marsit View larger

Lulet e ftohta te marsit

Ismail Kadare BO0139

New product

Përshkrim i shkurtër

Lulet e ftohta të marsit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

More details

77 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928164032

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vepra është thurur në një mënyrë të jashtëzakonshme, më me mjeshtëri se tërë romanet e tjera dhe ndofta nga kjo gjë lexuesi shqiptar, i pamësuar akoma me arkitekturën matematike të letërsisë moderne, nuk e ka të qartë idenë qendrore të romanit.

Figura qendrore është një piktor kryeqytetas, që, megjithëse Shqipëria doli nga diktatura “nuk di as nuk do të dijë përse nuk është aspak i gëzuar” dhe nuk ka dëshirë të kthehet në kryeqytet, por rri në qytetin e vogël alpin, ku e pati degdisur diktatura. Është krejt indiferent ndaj politikës dhe partive, ndaj aktiviteteve shoqërore. Intelektuali tipik i kohës. Është i ndershëm, qytetar i rregullt, koshient për talentin e tij të zakonshëm.

Pra, një portret krejt i ri në letërsinë shqiptare, vizatuar sipas mënyrës së Kadaresë, një dukuri e re dhe e suksesshme kjo në letërsinë botërore: diku pak velaturë, konture të ashpra që treten atje te sytë, ose të legjenda, ose thjesht tek ëndrra. Kadareja jep të veçantën e këtij karakteri, tepër kursyeshëm, por me linja të studiuara mirë dhe të vizatuara saktë.

 

Data sheet

pages176
ISBN9789928164032
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat16x21.6