Valentina Hysi BGJ0607
New product
Libri “Kthesa” i Valentina Hysit është ndër ata libra të shkruar me vërtetësi dhe sinqeritet, që të harbon në çdo rresht, duke ngritur pak nga pak në këmbë një përmendore jete interesante, të thjeshtë, të besueshme dhe motivuese jo vetëm për personazhet dhe autoren e librit, por edhe për lexuesin e gjerë. Në kuptimin alegorik dhe metaforik, është një kthesë që ia diktuan rrethanat, atëhere kur fundi i gotës ishte shumë larg buzëve: në fillim drejt një jete murgu, të mbyllur, të errët, me një vegjetacion të zbehtë mbijetues, jetë pa thelb, sa për ta shtyrë, në një kthesë 360 gradshe, për ta rinisur jetën nga fillimi me një amplitudë të re suksesi në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, për të rigjetur vrullin, guximin dhe shëndetin shpirtëror të dikurshëm.
10 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789928034281 | |
Libri, më shumë një ese se sa një roman, i ndërtuar në dy linja, duke kaluar me dashuri dhe finesë sa nga njëra anë në tjetrën, është një gjetje e bukur si në stil ashtu edhe në kompozicion. Elementët ndërthurës, të kombinuar, çuditërisht, tepër harmonishëm, e bëjnë librin një triller të vërtetë emocionues, që, nuk lexohet, por përpihet me një frymë.
Heronjtë kryesorë të librit, AI dhe AJO, i njërës linjë, dhe Fredi dhe Eva me ngjarjet e tyre në linjën tjetër, të mbajnë të mbërthyer me dashuritë, jetët e tyre, me domosdoshmëritë dhe rastësitë e tyre, gjithmonë të këndshme.
“Libri i Valit është i bukur, sepse është është një ballafaqim i sinqertë, dhe ky sinqeritet të prek, të trondit”, shkruhet në pasthënien e tij nga botuesi Xhevahir Lleshi.
Vetë autorja thotë se “Unë nuk kam bërë as sinopse e as skica për këtë roman, por e kam gdhëndur më parë në shpirt dhe e kam bluar gjatë, e kam kthyer mbarë e prapë gjithnjë e gjithnjë, e kam shkruar me pasion, pa lëmim fraze, pa përkujdesje madhështrore të fjalës, thjesht, e heshur me ngjyrën e temperamentit dhe të shpirtit tim, duke jetuar një kohë të gjatë me ngjarjet derisa më në fund u dorëzova, e braktisa vetëveten dhe e shkrojta me një frymë”.
Autoren, njëkohësisht edhe një nga personazhet kryesore të librit, nuk e gjen kurrë vetëm dhe të vetmuar, ajo jeton mes njerëzve të saj të dashur, flet me admirim për ta, sepse, më shumë se askush tjetër se sa ajo, e di dhe e ndjen që miqësia dyfishon gëzimet dhe përgjysmon dhimbjet; e di më shumë se askush tjetër se sa ajo, se në këtë mënyrë bonifikon shpirtin dhe merr energji të pasosur për të përballuar dhe jetuar jetën.
Në librin e Valit, kur shpaloset dhimbja për humbjen e madhe, ka një energji të përsosur pozitive. Mulliri s’është më, por era është akoma, janë kujtimet, ëndrrat, idetë e kohëve që shkuan. “Të mbyt, të rraskapit fakti që të duash një person që nuk është më, zë që nuk të thërret më, shikimi, kujtimi i të cilit të rrënqeth akoma”, thotë personazhi kryesor i librit, Eva, por më pas ajo e mbledh veten, braktis vetminë tibetiane që e kishte kllaposur dhe vendos ta jetojë dhe shijojë jetën si dikur.
Kështu me një mënyrë elegante të shkruari, të kursyer në fjalë, por të pasur në mendim, kalojnë njëri pas tjetrit kapitujt, ngjarjet, të cilat arrijnë në një “epi end” të bukur njerëzor, pse jo dhe aristokratik. Eva, pas gjithë asaj lufte të brëndshme, ku dëshmitar ishte vetëm shpirti i saj, gjen dashurinë e re, të fshehtë dhe eterike deri tani. Këtë fakt ajo ia tregon vajzës së saj, tashmë e martuar dhe me fëmijë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 160 |
| ISBN | 9789928034281 |
| Redaktori | Asllan Saraçi |
| Published year | 2024 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Drame & tragedy |
Pas sproves se pare me romanin “Kthesa”, Valentina Hysi vjen me nje tjeter roman “Ditenetet e Mirele J”, si nje perpjekje per te mbajtur gjalle historite qe vetem dashuria mund ti mbaje ne perjetesi....