Ditenetet e Mirele J View larger

Ditenetet e Mirele J

Valentina Hysi BGJ0606

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas sproves se pare me romanin “Kthesa”, Valentina Hysi vjen me nje tjeter roman “Ditenetet e Mirele J”, si nje perpjekje per te mbajtur gjalle historite qe vetem dashuria mund ti mbaje ne perjetesi....

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Universal Botime
ISBN9789928479310

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Histori dashurie, elegji për dashuri ende të gjalla. Sa e rëndësishme mund të jetë një dashuri e madhe dhe brenda jetës së një personi krejtësisht të pavarur. Shpaloset gruaja brenda saj, gruaja pjesë e padukshme, gruaja e fortë dhe e dobët njëkohësisht.

Një dashuri e ndarë oqeanesh, e destinuar të harrohej. Ngelur muzë kujtimesh. Por fatet çuditërisht përsëriten….

Një personazh, një ngjarje e jetuar, zgjon brenda lexuesit instiktin e rrëfimit. Nuk ka të bëjë me të ardhmen e romanit. Është tepër arbitrare, por është pika e zanafillës.
REVIEW

Them me bindje se ky libër është krejt i veçantë në letërsinë tonë. 
Është misteri i një dashurie, sa e hapur aq edhe e fshehtë, plot të papritura dramatike që mbajnë gjallë kureshtjen deri në faqen e fundit. Personazhe të ditëve tona, por edhe të një kohe të shkuar, që vijnë të gjallë me dritëhijet e dilemat e tyre të mëdha. Ata jetojnë e veprojnë në një sfond gjeografik që shtrihet që nga fshatrat e thella të Shqipërisë Alpine në Tiranën moderne e deri në Nju-Jorkun e sotëm.
Është një histori origjinale e shkruar me një stil tepër vetjak, që rrjedh natyrshëm, pa sforcime e ngërçe me një thjeshtësi e strukturë të gjetur, falë talentit të lindur.
Si filmbërës i hershëm më duket sikur jam para ekranit, ku sekuencat me vërtetësinë e tyre më futin në një botë magjike plot ngjarje e të papritura. Ndërsa, si lexues, i pandarë kurrë nga librat, më pëlqen ky krijim i ri i Valentina Hysit, sepse është shkruar me mjeshtëri, lirshëm dhe plot trope letrare, ku gjen një pjesë të jetës, me gëzimet, humbjet, terrin e dritën e saj...
Ylli Pepo, Artist i Merituar

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages180
ISBN9789928479310
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanDrame & tragedy
I ri1