Valentina Hysi

Valentina Hysi, ka lindur në Tiranë, më 11 janar 1958. Ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi, me një karrierë të gjatë pune në menaxhimin e burimeve njerëzore në institucione të Administratës Shtetërore. Në një moment delikat të jetës i kthehet me brishtësi ëndrrës së "fjetur", letërsisë, duke botuar në vitin 2020 librin e saj të parë "Kthesa". Është autore dhe skenariste e filmave dokumentarë:  "Misioni i pamundur", "Mes tallazeve të kohës...", "6 personazhe kanë gjetur autorin" (Ali Asllani).


Producente e filmit dokumentar "J.X.100" kushtuar shkrimtarit të madh Jakov Xoxa.


Redaktore në filmat dokumentarë:


"Një shqiptar i madh" (Ndre Mjeda)


"Kolos i histografisë shqiptare" (Kristo Frashëri)


"Kujtesë e gurëve" (Andrea Alessi - Epirotasi i Durrësit)


"Shkëndija, një histori tiranase"


"Një love story shqiptar" (Tefta Tashko Koço & Kristaq Koço)

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Pas sproves se pare me romanin “Kthesa”, Valentina Hysi vjen me nje tjeter roman “Ditenetet e Mirele J”, si nje perpjekje per te mbajtur gjalle historite qe vetem dashuria mund ti mbaje ne perjetesi....

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    Libri “Kthesa” i Valentina Hysit është ndër ata libra të shkruar me vërtetësi dhe sinqeritet, që të harbon në çdo rresht, duke ngritur pak nga pak në këmbë një përmendore jete interesante, të thjeshtë, të besueshme dhe motivuese jo vetëm për personazhet dhe autoren e librit, por edhe për lexuesin e gjerë. Në kuptimin alegorik dhe metaforik, është një...

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 2 of 2 items