Sfinka e gjalle View larger

Sfinka e gjalle

Rexhep Qosja A-006203

New product

Përshkrim i shkurtër

Meqenëse teatri postmodern bën demitizimin e metarrëfimeve si “të vërteta” ideologjike, drama “Sfinga e gjallë” ndjek të njëjtën rrugë, duke bërë demitizimin e të drejtës kanunore për gjakmarrje. Kjo dramë dallohet për nga statusi i dyfishtë i lojës: loja si tekst i destinuar për t’u luajtur dhe loja si tallje me temën. E para i jep dramës karakter rituali, e dyta i jep status parodie.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789951632348

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Sfinga e gjallë”, si metadramë, manifeston të gjitha elementet e rëndësishme të poetikës së teatrit postmodern, përfshirë këtu intertekstin, pastishin, fragmentaritetin e karaktereve, ironinë, paradoksin, kodin e dyfishtë etj. Interteksti e bën atë të shihet si nyje në një rrjet prej kryeveprash botërore; pastishi shfaq imitimin e modeleve të dramës bashkëkohore; fragmentariteti i karaktereve përjashton mundësinë e ndërtimit të biografive të personazheve, duke sugjeruar që personazhet të shihen si figura, jo si njerëz; ironia në ballafaqim me temën e madhe prodhon parodinë; paradoksi zbulohet me fqinjët që janë një lloj kori që bën aminin, pa e kuptuar lutjen, ndërsa kodi i dyfishtë përmban dy linjat e dramës, njërën nëpërmjet tensionit dramatik që shfaq kuptimi semantik, kurse tjetrën nëpërmjet provokimit intelektual që fsheh kuptimi semiotik.

Pasi teatri postmodernist, metadramatik, karakterizohet nga vënia e së vërtetës në pikëpyetje, duke u artikuluar përgjithësisht si dramë sugjestive që ngre pyetje dhe si dramë që pastishizon tekstet dhe kanonet tradicionale, edhe “Sfinga e gjallë” refuzon të vërtetën kanunore, primitive dhe ndërton të vërtetën moderne, intelektuale. Autori insiston që nuk përbën krim shkëputja nga tradita që glorifikon krimin.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages154
ISBN9789951632348
Published year2017
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë