W.Philips Shiveley BTI0032
New product
Libri jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite, kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës, pa i futur në qorrsokak me hollësira përcaktimesh.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Tirana Times | |
| ISBN | 9789995673635 | |
Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si libri është pritur. Titulli i librit, Pushteti dhe Zgjedhja tregon një temë të varur, që përsëritet herë pas here. Politika mund të shihet si përdorim i pushtetit ose si produkt i zgjedhjes publike. Shpesh, duke trajtuar këtë subjekt, theksohet fuqimisht i pari ose i dyti. Marksizmi e vë theksin të politika si përdorim i pushtetit, kurse pluralizmi dhe veprat më formale, modeluese, e vënë theksin te shfaqja e zgjedhjeve publike. Për qëllimin tonë të tanishëm, unë e kam përcaktuar politikën si përdorim të pushtetit për të marrë vendime të përbashkëta për një grup njerëzish, një përcaktim që me sa duket kërkon t'i mbajë të dyja këto pikëpamje njëherazi. Në faza të ndryshme të librit tim, unë vë në dukje shembuj, në të cilat vënia e theksit vetëm në njërën nga të dy gjysmat e këtij përcaktimi mund të çojë në interpretime të shtrembra.
| ISBN | 9789995673635 |
| Redaktori | Jorgji Qirjako |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 18-vjeç |
| Përkthyesi | Shpëtim Çuçka |