Reduced price! Shit ose te shiten View larger

Shit ose te shiten

Grant Cardone MIN0257

New product

Përshkrim i shkurtër

Pavarësisht nëse je agjent shitjesh, menaxher apo sipërmarrës, ky libër është udhërrëfyesi yt që t’i shesësh me efikasitet produktet dhe idetë e tua!  Nga autori bestseller i New York Times “Rregulli 10x”, libri “Shit ose të shitën” do të ndryshojë mënyrën sesi ti e percepton shitjen dhe jetën. Libri vjen në shqip me përkthimin e Maniela Sotës dhe botimin e “Minerva”.

More details

11084 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 170 Lekë

-10%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

11 other products in the same category:

More info

Çfarë thonë të tjerët për këtë libër  ...

“Ky është një libër që duhet lexuar nga të gjithë nxënësit dhe studentët! Është plot me informacione jo vetëm për profesionistët e biznesit, por për këdo që kërkon të mbështetet nga të tjerët në përpjekjet, ëndrrat dhe qëllimet e tij.”

—Jessie Schwartzburg, autore dhe konsulente për zëdhënësit

“Në librin “Shit ose të shitën”, Cardone do t’ju tregojë se si të filloni nga hiçi dhe të bëheni të pasur me strategjitë e tij të vërtetuara. Ky libër duhet të lexohet patjetër nga kushdo që dëshiron të jetë i suksesshëm në shitje dhe në jetë.”

—Bryan Hardman, GSM, Monument Chevrolet

“Ky libër është një dialog i drejtpërdrejtë dhe i qartë që çdo profesionist do ta mirëpresë dhe nga i cili do të ketë përfitime. Edhe nëse nuk jeni profesionist në shitje, do t’ju bindë se keni aftësitë e domosdoshme që ëndrrat tuaja të marrin krahë.”

—Harvey Schmiedeke, president, Survival Strategies

“Shit ose të shitën” jep informacione që do t’ju bëjnë të mendoni se cili është vendi juaj në ekonominë “shpirtërore” të botës dhe si mund të zhvilloheni për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e jetës suaj.”

—Dale Christensen, CEO, NOI Investments

“Informacionet e këtij libri do t’ju rrisin të ardhurat. Grant Cardone ka shkruar një kryevepër. Është oksigjen i pastër për botën e sotme të biznesit.”

—John Mappin, themelues i Metropolis Media Group

 “Pavarësisht vendit që zini në “zinxhirin ushqimor të jetës”, duhet të dini t’a shisni veten tek të tjerët. Grant Cardone jo vetëm që gjeneron një ndërgjegjësim për këtë nevojë, por ju ndihmon të zhvilloni aftësitë e duhura për të bindur të tjerët që të bëjnë siç doni ju.”

—J. C. Walter III, president, Walter Oil & Gas Corporation

 “Sot mora librin “Shit ose të shitën” dhe nuk kam mundur ta heq nga duart. Ky libër është i jashtëzakonshëm—parimet bazë të shitjes janë përkufizuar si kurrë më parë, duke e bërë të qartë dhe të padiskutueshme se ato dhe e vërteta e jetës janë një e vetme.”

—John Hamlin, CEO, Hamlin & Associates

“Më pëlqen ky libër, sepse është një vështrim i sinqertë ndaj të vërtetës! Ndjekja e rrugës që shtron autori do të ndihmojë këdo që të përmirësojë jetën e vet! Unë vetë po i inkurajoj të gjithë njerëzit që kam pranë që ta lexojnë këtë libër!”

—Patrick J. Clouden, CEO, Consumer Energy Solutions, Inc.

“Muajin e fundit kam qenë në kufijtë e mbijetesës, por pasi lexova librin e Grant Cardone-s, po përkushtohem për t’u rikthyer në lojë. Sipas librit të tij: Të dish do të thotë të parashikosh, të parashikosh do të thotë të besosh dhe të besosh do të thotë TË SHESËSH MË SHUMË. Faleminderit Grant!.”

—Ron Palmer, DCH Group

“Shit ose të shitën” është shumë më tepër nga sa prisja — titulli nuk reflekton mjaftueshëm ato që përmban libri. Ai ka cekur me të vërtetë çdo aspekt të jetës suaj. Është krijues, motivues dhe më e rëndësishmja, është shumë frymëzues.”

—Buddy Driver, Drejtor i Trajnimeve, Damson Automotive Group

Leximi i librit të Grant Cardone-s më bëri një besimtar të bindur se “çdokush mund të jetë një lojtar i sukssesshëm.”

—Norm Novitsky, Producent Ekzekutiv, BluNile Films

“Shit ose të shitën” duhet të jetë në duart e kujtdo që dëshiron të drejtojë një kompani të suksesshme dhe duhet të jetë “Bibla” e kujtdo që është i angazhuar në fushën e shitjeve. Ky libër është aq i shkëlqyer sa nuk mund të pushoj së foluri për të dhe t’u them njerëzve se DUHET TA LEXONI.”

—Kerri Kasem, personalitet radiofonik

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1