Reduced price! Si të bëhesh profesionist në shitje View larger

Si te behesh profesionist ne shitje

Vasil Naçi BAL005

New product

Përshkrim i shkurtër

“Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë?

More details

10894 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Agna Leadership Academy
ISBN9789928044259

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

10 other products in the same category:

More info

Shumë njerëz janë në ankth rreth fjalës “shitje”, përfshirë dhe vetë shitësit. Ndërkohë që në jetën e përditshme, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, të gjithë jetojmë duke shitur diçka. Kur kërkojmë një punë të re apo në punën që bëjmë, ne shesim produktin që njohim më mire: veten, vlerat dhe tërësinë e aftësive tona.

Në familje edukojmë dhe influencojmë, pra shesim, vlerat dhe bindjet tona.

Në treg shesim idetë, produktet apo shërbimet që ofron kompania jonë.

Vetë jeta është një proces i vazhdueshëm i komunikimit, i bindjes dhe i ndikimit tek të tjerët.

Pikërisht aftësitë për të bindur dhe ndikuar tek të tjerët janë thelbësore për një jetë të lumtur.

Sa më shumë e njeh shitjen aq më shumë e dashuron atë. Prandaj njerëzit e suksesshëm përpiqen të mësojnë çdo ditë rreth saj. Shitja është sa art, aq edhe profesion. Ajo kërkon shumë njohuri, aftësi, eksperiencë dhe dëshirë për t’u përmirësuar.

Nëse duam të jemi të suksesshëm në punën tonë, në jetën tonë, në familjet tona, duhet të mjeshtërohemi në shitjen e ideve, produkteve, mendimeve apo edhe bindjeve tona. Secili prej nesh është i lindur me aftësitë për të shitur. Kjo nuk nënkupton se çdokush mund të jetë shitës profesionist. Shprehitë mund të mësohen.

Shitja është një shprehi e cila duhet mësuar dhe si çdo gjë tjetër në jetë, kërkon praktikë që të bëhet si duhet. Pa marrë parasysh sesa i shkëlqyer është produkti ose shërbimi juaj, klientët duhet të fitohen dhe të mbahen të kënaqur.

Edhe në botën e shitjes në internet, stili personal dhe reputacioni janë shumë të rëndësishëm.

Suksesi në këtë profesion kërkon të keni një themel të palëkundur mbi të cilin të qëndroni. Ju pastaj do të jeni gati për të krijuar dhe zbatuar një strategji për ndërtimin e besimit dhe besueshmërisë.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages320
ISBN9789928044259
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
I ri1