Viewed products
Per here te pare vjen para lexuesit...
Pedro Chagas Freitas eshte nder autoret e kthyer qe me romanin Premtoj te gaboj u kthye ne bestseller edhe nga lexuesit ne Shqiperi. Pas daljes se romanit te dyte, Premtoj te dashuroj ne i sjellim si rekomandim ne set keto dy romanca per lexuesit qe jane te pasionuar pas ketij zhanri.
Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG
Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë.
"Gënjeshtrat e vogla të mëdha” është një rrëfim i shkëlqyer për ish-bashkëshortët dhe gratë e dyta, nënat dhe bijat, skandalet në oborrin e shkollës dhe gënjeshtërzat e rrezikshme që ia themi vetes për të mbijetuar.
Kur një fallxhore shikon një vrasje në dorën e lordit Artur Sevij, ka vetëm një zgjidhje të mundshme: lordi Artur duhet të përmbushë fatin e tij para se të mund të martohet me dashurinë e jetës së tij, të pafajshmen Sibil.
I vendosur në Francën e pushtuar nga nazistët, në atë botë vulgare të sunduar nga ligësia dhe shtypja, "Dashuri pa rezistencë" i Gilles Rozier-së është një roman mbi instinktin seksual dhe dëshirën e pashtershme.
Në moshën tridhjetenjëvjeçare, Noah Kalhun, kthehet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në Karolinën e Veriut. Por është i marrosur nga imazhet e vajzës që ka humbur më shumë se një dekadë më parë... Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi...
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm...
Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.
Romani Ortaku, i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane. Dhe ndërsa kthehet në atdhe për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij, ai përgatit...
Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.
Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh. E di mirë Leonardi, që e ka ndier t’i përvëlojë lëkurën dhe ende nuk arrin të çlirohet nga kujtimet. Kishte pasur plot gra pas ikjes së...
Përgjatë gjithë "Armëpushimit", kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.
“Kandidi ose optimizimi” nga Voltaire konsiderohet si vepra më e mirë e satirës që është shkruar ndonjëherë.
Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, - me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise
Ky roman është konsideruar një prej librave më të mirë të vitit nga LibraryReads, BookBroëse dhe Goodreads. Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Sikur të gjithë të mendonin se asgjë nuk ndryshon në këtë botë, nuk do të ndryshonte vërtet asgjë, asnjëherë. Ky roman sendërton një rrëfim heroik për luftën e një vajze të re pakistaneze për t’u arsimuar, përkundër gjithë vështirësive. Një histori që do t’ju hapë sytë dhe zemrat.
Romani "Financieri" është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në...
Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.
Në këtë libër do të mësoni kur truri punon mirë dhe kur keq. Këtu përfshihen gjuha, shqisat dhe emocionet; ecja, rrëzimi, dobësia, paraliza, dridhjet dhe koordinimi; humbja e kujtesës, pa-aftësia mendore, vonesat në zhvillim; ankthi, dhimbja, stresi, madje edhe vdekja.
Keto dy libra jane himn per leximin, librin dhe boten e magjishme te femijeve; jane dy botime cilesore hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Mediaprint. Ne i rekomandojme si set per dhurate qe prinderit mund tua bejne femijeve te tyre, duke qene te bindur se keto dy libra jane dhuratat me te mira qe nje prind mund te beje per femijen e tyre, sepse keto...
Në këtë botim, Ramiti ju mëson si të zgjidhni investimet afatgjata dhe llogaritë e duhura bankare. Me këndvështrimin e tij karakteristik, plotësisht serioz, ai tregon si të shtrydhni çdo përfitim të fshehtë nga karta juaj e kreditit. Si të lani borxhet dhe kreditë studentore. Ju mëson fjalët e sakta si të negocioni për rritje rroge. Si të krijoni një...