Philip Osbourne A-002768
New product
Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
6 Items
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 9789928192899 | |
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonisti i librit të famshëm “Ditari i djaloshit Nerd”), por ajo është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është tepër e organizuar dhe këmbëngulëse, pëlqen çmendurisht këngëtaren Lady Vaga dhe është shumë e dhënë mbas rrjeteve sociale.
Edhe shoqet e saj të ngushta, Shania, Sheri dhe Sereniti, janë fanse të fiksuara të popstar-it.
Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet mbi vjedhjen misterioze të CD-së së re e të shumëpritur të Lady Vagas…
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 235 |
| ISBN | 9789928192899 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
Autori Philip Osbourne ka shkruar një tregim gjenial! Ubri i tij, i mbushur plot " me detaje të jashtëzakonshme, eshtë një udhëzues i vërtetë për tipat nerd. Ndaj, blini librin e vëllait tim që të më lejojë të luaj futboll me videolojën e tij PES." Xhoni, vëllai i Filit.
Ky libër të argeton, të emocionon dhe të përfshin vazhdimisht. Një tjetër bestseller në shqip për lexuesit e vegjël nga Filip Osbourne
Seria e djaloshit Nerd vjen me librin e dyte ne gjuhen shqipe, pergatitur nga shtepia botuese Argeta LMG. I krahasueshem per nga suksesi me bestsellerin nderkombetar, Ditari i Gregut, ky liber po gjen miliona lexues ne mbare boten
Vogelushe: Elena nuk eshte nje vajze dosido; prandaj aventurat e saj do t’ju befasojne. Per kete arsye ne i kemi bere ne set dy librat e saj dhe ua rekomandojme per t’i lexuar gjate pushimeve verore. Gjithmone nese ju pelqen aventura....
KY LIBËR TË ARGËTON, TË EMOCIONON DHE TË PËRFSHIN!
Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Mbreti i tregimeve pop për fëmijë, vjen sërish më superargëtues. Fëmijë e të rritur, ju premtoj se do mbani barkun me dore nga të qeshurat me Teon, qenin, të cilin e detyrojnë të shkojë në gjimnaz. Po çiuaua i vogël kënaqet me pak, se është një qen me pretendime: Bëhet president.....
Harri është një djalosh, i cili dëshiron të bëhet magjistar. Atij i pëlqen shumë të zbulojë dhe shpikë marifete magjike, por fatkeqësisht nuk është shumë i talentuar. Ndërkohë, lepuri i tij çapkën, Bani, gjithmonë ia rremben me njëri-tjetrin. Harri gjithmonë sajon plane për të mbizotëruar dhe për ta përvetësuar sërish shkopin, por në fund të gjitha...