Kosherja View larger

Kosherja

Camillo José Cela A-007336

New product

Përshkrim i shkurtër

“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310880

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani portretizon jetën e përditshme të Madridit, rreth viteve 1940 dhe përqendrohet rreth një kafeneje të vogël e jetës së punonjësve e klientëve të saj. Ky vend është protagonisti kryesor, që shndërrohet në dëshmitar të tragjedive të vogla, fitoreve, grindjeve dhe pasioneve të njerëzve që jetojnë rreth e qark tij.

Në Spanjën e pas Luftës Civile, ku sapo ka triumfuar diktatura e Frankos, kosherja popullohet nga një turmë njerëzish të zakonshëm që as e ka humbur luftën, por as e ka fituar; njerëz që ulen shkujdesshëm në stolat vetmitarë të parqeve publike, që jetojnë nëpër pallate pa ngrohje, që grumbullohen nëpër kafene për të gjetur pak ngrohtësi, për t’u qetësuar me një gotë dhe një cigare, për të shkëmbyer dy fjalë me miqtë, të dashurat apo fqinjin e rastësishëm; njerëz të ndryshëm, secili me historinë e vet personale: vejusha, fajdexhinj, studentë të dështuar, shërbëtorë, policë, kamerierë, të papunë, prostituta, e vajza të mbara, si dhe një galeri e tërë personazhesh që i japin romanit një frymë korale. Shfaqet, në gjithë mjerimin e vet, një e përditshme e rëndomtë, me biseda bajate, zili meskine, thashetheme, por edhe frikë, dhembje, e ankthe të thella ekzistenciale.

Romani nuk u lejua të botohej nga censura e asaj kohe, për shkak të skenave jo të hijshme dhe erotike për moralin e kohës, prandaj dhe autori u detyrua ta botojë për herë të parë në Buenos Aries, më 1951. Vetëm më 1963, pa dritën e botimit në Spanjë.

Kosherja është vepra e tij më e rëndësishme, e cila inauguron realizmin social të viteve ’50.

Kritika

“Kosherja”, që na vjen si dokument shoqëror i kohës dhe vendit të vet, por edhe si një përrallë mallëngjyese e vuajtjes njerëzore – dhe triumfit njerëzor – nën një regjim totalitar, është një vepër e shkëlqyer dhe origjinale.

The New York Times Book Review

Pavarësisht kufizimeve të veta, “Kosherja” vijon të mbetet një nga dëshmitë më të mira të pas Luftës Civile në Spanjë.

El Pais

Camilo José Cela... me një virtuozizëm të madh, krijon një strukturë të mrekullueshme kaleodoskopike.

Le Temps

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages298
ISBN9789928310880
Shtëpia botueseLa Colmena
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnastasi Prodani
RomanPsikologjik
I ri1