“Të sapomartuarit” i shkrimtares Ethel Turner rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme. Lindja e fëmijës, e kësaj krijese të dashur për të dy prindërit e rinj, sjell një marrëdhënie të re në përpjekjen e tyre për të gjetur balancat e duhura për ruajtjen e familjes.
Seria bestseller nderkombetar vijon ne shqip me librin e 10-te. Kesaj radhe misioni i Nikit eshte të fshehë 7 këlyshët nga 2 prindërit e saj, nga e gjithë shkolla dhe nga vajza zemërngushtë që është gjithnjë e gatshme për t’u hakmarrë!
"Të fshehtat e anijes fluturuese : Kjo histori flet për një aventurë të jashtëzakonshme, që do t’i çojë Tomin dhe Penin, dy miq të pandarë, larg prej qetësisë së fshatit të tyre."
Ky eshte nje liber qe ju drejtohet femijeve qe sapo kane mesuar te lexojne. Permes disa tregimeve, perrallave, vogelushet kane mundesine qe te mexojne te lexojne sakte, me intonacionin e duhur dhe te shqiptojne sic duhet fjalet. Kjo eshte nje zgjedhje shume e mire per prinderit
E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.
Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë.
Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm, për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna, pak nga pak, u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që...
Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme, një betejë që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave...
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë,...
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Greqia e Lashtë. Greqia dhe origjina e pushtetit romak: Greqia: Lufta kundër persëve Shekulli i artë i Perikliut Luftërat e Peloponezit...
“Eja të luajmë” 3 është një libër me lojëra për t’u zhvilluar me fëmijët e moshës 4-5 vjeç. Njëherësh kjo është një zgjidhje për ti larguar ata nga kompjuteri dhe celularët, por edhe për të ndihmuar prindërit sesi të bëhen pjesë e aktivitetit bashkë me fëmijët e tyre
Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia.
Romani “Fitimtarët” e Danielle Steel është një tjetër kulm artistik në veprën e saj. Ajo sjell në mënyrë të fuqishme historinë e një skiatoreve që mbetet e paralizuar dhe bashkë me të atin i kapërcejnë të gjitha fatkeqësitë dhe shndërrohen në burim frymëzimi edhe për të tjerët në mënyrën sesi duhet sfiduar jeta
"Një histori amerikane" është ndoshta romani më i arrirë i tij, duke e afirmuar plotësisht Anatolin Toss, si një shkrimtar të rangut të lartë.
Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë. Sa keq që Maksi ka vetëm një dhëmb, që është duke i rënë. Dhëmbi nuk bie që nuk bie... Nuk ndihmojnë as këshillat e Feliksit dhe as takimi me dentisten. Kështu, Maksi vendos të presë, kur papritur... fiu! Në vend të dhëmbit, mbetet një gropë!
Ju fëmijë do ta pëlqeni shumë këtë doktor. Ai është aq i dashur me pacientët e tij të vegjël. Ndihmojeni doktorin duke përdorur stetoskopin magjik.
Jeta është shumë e vështirë. Sidomos për Kasandra von Gotthard, dhe vajzën e saj të bukur Ariana. Ngjarjet zhvillohen në kohën e spastrimeve të hebrejve nga nazistët dhe personazhi ynë kalon një kalvar të vërtetë. Por dashuria është spirancë dhe shpresë për të mbijetuar dhe rigjetur vetveten.
Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të ineresohet në literaturën e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në atë masë që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore. Vetëm pak mendimtarë janë interesuar deri në thellësi për...
Osho, autor bestseller në shumë shtete të botës bashkon filozofinë e Lindjes dhe Perëndimit. Ai tregon se marrëdhëniet mes njerëzve duhet të mbështeten në dashuri dhe respekt reciprok. "Puna ime është t'ju çliroj nga dualizmi i burrit dhe i gruas", thotë Osho.
Isabel Allende është cilësuar si autorja më e lexuar e historive moderne, një reputacion që rikonfirmohet në romanin e saj Portret në Sepje. Allende na paraqet sagën e një historie të trazuar, jetësh e dashurish në Kilin e shekullit të XIX-të me karakteret e romanit të saj më të hershëm, bestseller-it Shtëpia e shpirtrave.