Damka e djallit

Glenn Cooper MO0040

New product

Përshkrim i shkurtër

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm, për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna, pak nga pak, u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që priste: edhe 112 papë, pastaj, mbi rrënojat e Kishës, do të lindë një botë e re.

More details

12 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-99928-120-68-7

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna pak nga pak u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që priste: do të ketë edhe 112 papë, pastaj, mbi rrënojat e Kishës, do të lindë një botë e re. Romë, 200 E çmeritur, një vajzë e re arkeologe ia nguli sytë qiellit. Pak orë më parë, Vatikani urdhëroi ndërprerjen e tërë gërmimeve në katakombet e Shën Kalistos, dhe karriera e saj akademike mori tatëpjetën. Dhe tani, ajo dergjet në asfalt, në një pellg gjaku. Gjithsesi, në çastin kur mësymësi i nguli kamën në gjoks, Elizabetës i ra në sy një hollësi rrëqethëse. Një imtësi, që s'do t'i shlyhej kurrsesi nga kujtesa. Romë, sot. E pezmatuar, një murgeshë këqyr simbolet astrologjie të vizatuara në mur. Por kjo nuk është e vetmja enigmë që fsheh në gjirin e vet varreza e nëndheshme e Shën Kalistos. Përreth saj gjenden dhjetëra skelete të karakterizuara nga nja anomali trazuese: të njëjtën anomali e kish vërejtur te mësymësi që, vite më parë, qe përpjekur ta vrasë. E vendosur të hedhë dritë mbi misterin, motër Elizabeta arrin të shtjerë në dorë një ekzemplar të rrallë të Doktor Faustit të Marlout dhe i bie në erë që ato vargje janë kodi për të zbuluar qerthullin diabolik që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Sepse papa ka vdekur, konklava është në prag dhe profecia po përmbushet...

Data sheet

pages326
ISBN978-99928-120-68-7
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani