Ky është numri i tretë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
Shumë vetë thonë se foshnjat nuk kuptojnë teksa prindërit iu flasin. Të gjitha studimet tregojnë se të vegjlit e moshës 3 vjeç janë tejet të vëmendëshëm edhe ndaj përrallave që iu tregojnë prindërit. Prandaj vjen edhe ky botim special, i cili vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të rrëfejnë.
Çdo qytet e ka historinë dhe mitin e vet; dhe këto rrënjë i zbulon më mirë se kushdotjetër libi “Legjenda dhe vende shqiptare”. 17 vendet më të bukura, si Shkodra, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Apollonia, Butrinti, Syri i Kaltër, etj., vijnë përmes rrëfimeve mitike dhe imazheve të ditëve tona, të realizuara me mjeshtri nga fotografi Feliks Bilani.
“Damka e turpit”, libri që udhëhoqi revolucionin e romantizmit të errët vjen sot, kaq shekuj më pas, si një histori e vërtetë pasioni për moralin dhe shoqërinë.
Novela e dhjetë e David Walliams është historia drithëruese e një babai me të birin në një mision rrëqethës për të ndrequr një gabim dhe ndëshkuar Bigun e ligë. Brenda një viti ka kryesuar të gjitha listat botërore të shitjeve, qoftë të librin për fëmijë, por edhe më tej; mbi 20 milionë kopje, duke u shndërruar në autorin absolut të momentit....
Elisabetta Gnone vjen me një tjetër trilogji magjepsëse për lexuesit e vegjël. Fairy Oak është libri i pare i saj: Aventurat e jashtëzakonshme të dy motrave, që i bashkon një dashuri më e fortë se çdolloj fuqie tjetër
“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.
Bibliotekës së fëmijëve tuaj, të cilën po e krijoni dalëngadalë, po i shtohet edhe kjo seri e veçantë me figura ngjitëse. Seria “Mëso me Tedin” përbëhet nga 4 libra: “Në pyll”, “Në fermë”, “Në shtëpi” dhe “Në shkollë”. Ajo përmban veprimtari për parashkollorë dhe është hartuar nga një mësues. Përmes saj, duke bashkëpunuar me fëmijët tuaj, mund t’u tregoni...
Udhëzuesi më i fundit, që do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah më të mirën tuaj. Ky libër është një fener ndriçues, që do t’ju tregojë rrugën e duhur ose zgjidhjen e drejtë për të arritur një synim. Qëllimet tuaja, ëndrrat tuaja, planet tuaja – tani ju mund t’i vini në jetë.
“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj.
Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubanoamerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban.
Në këtë guidë praktike dhe të drejtpërdrejtë, do të mësosh parime specifike të cilat do të ndihmojnë të ndërtosh marrëdhënie solide, lidhje më të forta, dhe t’i lësh përshtypje jetëgjata cilitdo që takon. Shumica e tyre janë gjëra që i dimë, por është mirë t’i rifreskosh. ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, do të të japë aftësitë që të duhen për të arritur...
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe në biznes. Nga autori i bestselleri- it te New York Times "Fuqia e shprehisë".
Ky libër u jep mundësinë fëmijëve që të ngjyrosin ilustrimet, të mësojnë, të shkruajnë dhe lexojnë.
Një paketim me tetë libra të vegjël për fëmijët të cilët sapo kanë filluar te mësojnë fjalë e para.
Kemi degjuar per femijet me te keqij ne bote, - madje, jeni njohur tashme edhe me mesuesit me te keqij,- por jo per prinderit. Dhe, a e dini se autori me i lexuari i momentit nga lexuesit e vegjel, David Walliams, sjell edhe librin "Prindërit më të këqij në botë". Tani shkrihuni së qeshuri me...
Është roman që ka thyer shumë tabu në sosjen e letërsisë e realizimit socialist, duke shënuar një moment të ri estetik, njëherësh duke krijuar bazat e një letërsie të re. Dashuria, marrëdhëniet njerëzore, seksi dhe shumë gjëra të tjera vijnë në një formë që e pasionojnë lexuesin, e bëjnë misterioze raportin me veprën dhe e bëjnë librin të kërkuar në çdo kohë
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Në të gjithë Amerikën dhe gjithë botën po flitet për triologjinë Milenium të novelave të Stieg Larsson, ku flitet për historinë e Lisbeth Salander, “një prej heroinave më origjinale dhe të paharrueshme të zhanrit thriller të kohëve të fundit. Kjo triologji do t’iu rrëmbejë kohën dhe do t’iu mbajë zgjuar derisa ta përfundoni. Niseni me veprën e parë....
Çfarë hanë fëmijët dhe kafshët? Ndihmojini të vegjlit tu përgjigjen pyetjeve duke hapur "dritarezat" me figura në faqet e këtij libri. Kur të hapni "dritarezën" që ka përgjigjen e saktë, ata do të dëgjojnë e do të argëtohen me tingujt e gëzueshëm të kafshës që po ha ushqimin.
Kjo është proza e parë dhe më e bukura e Franc Kafkës. Amerika rrëfen historinë e një emigranti të ri në moshë, Karl Rossmann që pas një aventure fatkeqe seksuale, e gjen veten në Amerikë, të dërguar nga prindërit e tij. Teksa pritej që djaloshi të çlironte veten në këtë vend magjik të mundësive, ai kalon aventura, arratisje të çuditshme dhe përjeton...
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Ky është një triptik i përbërë nga tre tekste mikro-romane: Kalorësi me skifter, Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë përballë pasqyrës së një gruaje dhe “Ikja e shtergut”. Tre ngjarje reale që vijnë një një fiction të pazakontë, plot mjeshtri dhe simbolikë nga shkrimtari i madh, - një qasje e rrallë e artit dhe shkrimtarit me sistemin dhe diktaturën
David Walliams vjen me një vepër të re për lexuesit e vegjël shqiptarë: Një bestseller absolut në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën. Walliams vazhdon t’i magjepsë vogëlushët me librat e tij.
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund. Max Seeck është autor bestseller i The New York Times. Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm.
Vepra kryesore e nobelistes së vitit 2022 në letërsi, Annie Ernaux, romani “Vitet” vjen në shqip. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që...