Revista Illz në numrin e 21, i ka kushtuar një vend të vecante nobelistëve
Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut.
“Lavjerrësi i Qytetit” është një vazhdimësi piramidale në krijimtarinë e Zija Çelës.
Kjo është një nga përmbledhjet me tregime më të arrira të autorit Faruk Myrtaj, i cili mbetet një nga tregimtarët më të mirë të viteve 90 në Shqipëri.
Ky është ndër botimet më cilësore për historinë 7 shekullore të Lëvizjes Franceskane në Shqipëri e cila ka nisur fill pas vdekjes së themeluesit të saj Françesku i Asizit(1226). Ky botim është rishikim i historisë që në vitin 1965 kur e ka shkruar autori, të cilit i janë dasht plot 50 vjet për të përmbyllur me sukses këtë studim me vlera të shumëfishta.
Dashuria është një vepër arti që krijohet nga një ansambël i tërë me “piktorë, poetë, këngëtarë e aktorë”. Njëri prej elementeve të “stonojë”, vepra e artit nuk arrin të japë ngjyrat, ritmin, notat, intonacionin e duhur...
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj,...
Ky fjalor, i përditësuar kryesisht me Traktatin e Nisës, i cili është aktualisht në fuqi, trajton gjithashtu fjalë dhe shprehje të marra nga Projektkushtetuta Evropiane. Në këtë fjalor nuk trajtohet vetëm Bashkimi Evropian. Objekt i shumë termave janë organizata të tjera evropiane, të tilla si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, OSBE, etj.
Një mbrëmje, gjatë vizitës te psikologu, Antoni vë re një pacient të ri të pazakontë. I huaji duket i zbehtë dyllë, me sy të skuqur dhe bie një erë kutërbuese lagështire e kalbjeje. Për më tepër, ai shihet të vijë vetëm pasi ka rënë muzgu. Në mendjen e Antonit nuk ka vend për dyshime: pacienti i mistershëm është vampir! Po çfarë plani ka zoti Koreçjerrësi...
Miku më i ngushtë i Antonit, vampiri i vogël, po ndjek një kurs të çuditshëm trajtimi. Mjeku i Antonit po zhvillon një "program për uljen e ndjeshmërisë" për njerëzit - apo vampirët - që kanë frikë nga drita e diellit. Vampiri i vogël mezi po pret që të fitojë aftësinë të shohë në dritë po aq mirë sa edhe në errësirë. Por Antoni ruan goxha dyshime për...
Antoni dyshon se shokët e tij vampirë janë në rrezik vdekjeje! Druan se i fejuari i ri i teto Dorotisë, i mistershmi Igno fon Rant, ruan një sekret të rrezikshëm. Cili është identiteti i vërtetë i Igno fon Rantit dhe si mund ta bindë Antoni vampirin e vogël se ata mund të jenë duke strehuar një armik të përbetuar?
Antoni ka rënë në gjurmët e një komploti të lig kundër miqve të tij vampirë. Ka bindjen se vampiri i "ri" misterioz, Igno fon Rant, që së shpejti pret të fejohet me teto Dorotinë, nuk është ai që shfaqet. Po si do ta ndalin Antoni, Ana dhe vampiri i vogël keqdashësin Igno fon Rant që të vërë në jetë qëllimet e tij mizore?
Vampiri i vogël nuk ka qenë në një festë Krishtlindjeje prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë vitesh! Kështu që Antoni i bën Rudigerit dhe Anës një surprizë të veçantë: i fton të kalojnë Krishtlindjen me të. Në shtëpinë e Antonit po përgatitet festa: pemë Krishtlindjeje, dhurata e gatime të shijshme. Por gjasat janë që kjo të jetë Vigjilja më e pazakontë...
Autori Joan Holub u jep nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni ulje-ngritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.