Autori Joan Holub u jep nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni ulje-ngritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Ethshëm dhe me inteligjencë, Dominique Fortier gdhend në shpirtin tonë një tekst në natyrën e zbulimit, i cili ka fortësinë e shkëmbit dhe dalldinë e anijeve të braktisura. Në të njëjtën kohë, roman dhe bllok shënimesh, Ishulli i Librave është një homazh përrallor ndaj librave dhe atyre që i krijojnë.
Ky roman është një eksperimentim narrativ bazuar mbi një tekst mitobiografik, të cilin e ka realizuar nën frymëzimin e shkollës milaneze të romanit. Ky libër botohet njëherësh edhe në italiasht edhe në shqip. Autori ka fituar çmimin ndërkombëtar Montefiore në vitin 2016 me librin e tij Codice Kanun.
“Një Antologji e vogël e vdekjes” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…
Libri Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë, është Libra kujtimi në të cilin shfaqen përjetimet reale të shtegtimeve të njeriut kërkimtar për të zhdukur të keqen dhe për të shfaqur të bukurën në jetë. Petrit Palushi me afërsinë e qasjen prej njeriu e shkrimtari ka reflektuar pikërisht metaforën me mbresëlënëse për Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë,
Një biografi për jetën e Gjeneral Rrahman Parllakut, i cili i mbushi 100 vjet dhe pati shumë për të treguar.
Koha që jetojmë ecën dhe ne nuk arrijmë të njohim thelbin e zhvillimeve të epokës tonë, prandaj vlejnë këndvështrimet e thelluara të këtyre tre mendjeve të shquara: Jacques Attali, Pierre-Henry Salfati dhe Iann Bremmer. Vëllimi i parë i këtij seti është një skanim i Perëndimit në të shkuarën e tij dhe i tyri është një lexim i thelluar i globalizimit dhe...
Ky është një postulat, i cili po anashkalohet dhe harrohet, por që e shoqëron këtë botim nga faqja e parë deri në fund, duke na sjellë një jetë plot pasion e sakrifica, që pak e njohin të një gjeologu që i dha familjes dhe vendit shumë nga energjia dhe përkushtimi i tij.
Pas sprovave të suksesshme të shkrimit të romaneve në italisht, Sonila Strakosha vjen me një novelë me projeksion të fortë autobiografik. “Portret gjysheje” nis si një udhëtim i autores në rrugët e kujtimeve të vogëlisë. Këto kujtime nuk ndalen aty por vazhdojnë ecin duke gjurmuar momente të tjera të veçanta e të rëndësishme për të. Ky rrëfim shërben edhe...
Ky libër bazohet në metodën Montesori, që është e famshme në mbarë botën. Kjo qasje edukative ka dhënë rezultate, duke i ndihmuar fëmijët të kenë besim te vetja, të krijojnë dhe të jenë të pavarur. Në kontekstin argëtues e pedagogjik, ky libër është një minierë e vërtetë veprimtarish gazmore dhe lojërash ngacmuese. Me anë të lojërave interesante e...
Një plak dhe dy fëmijë, pas një furtune që i zë në det, bien në një ishull të shkretë. Atje i pret një betejë e vështirë mbijetese. Megjithëse larg familjes dhe të afërmëve, si dhe larg mundësive që ofron qyteti, jeta gjithsesi vazhdon. Ata tashmë janë të detyruar të formojnë një jetë të re në këtë ishull të padëshiruar. Tre miqtë e ngushtë hedhin hapa...