Librat e serisë Përgatitem për në shkollë përmbajnë ushtrime që e ndihmojnë fëmijën të fitojë njohuritë themelore aq të nevojshme për zhvillimin e tij.
"Karrigia e argjendtë" është historia e shpëtimit të një princi të mbajtur peng, ku shpëtimtarët përballen me më të bukurën dhe më vdekjeprurësen e të këqijave që mund të kishin imagjinuar ndonjëherë.
Atë Konrad Gjolaj është një nga emrat që rrallë e kurrë përmenden ndër mjetet zyrtare të komunikimit; një nga njerëzit për të cilët nuk kujtohet kush kur flitet nëse pati disidencë në Shqipërinë e diktaturës. Prandaj Çinarët është dëshmia më e mirë e tij, janë kujtimet për atë çka pa, është vepra e tij e mbrame për të kuptuar sistemin komunist dhe...
Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta. Një libër që nuk mund të mungojë në kuzhinën tuaj.
Aventurë me piratë për të gjetur arin, ku Xhim Houkins, një i ri guximtar, i zgjuar dhe trim, bëri që kjo ngjarje të ndodhë.
Mitrush Kuteli është ndër kritikët e spikatur të letërsisë shqipe. Falë syrit të tij vëzhgues dhe kurajës së tij u zbuluan, promovuan dhe mbështeten veprat e Lasgush Poradecit dhe Fan Nolit. Ky vëllim përmbledh artikujt e tij kritik për disa autorë të letërsisë shqipe
Nje Familje shpeton gjalle nga shkaterrimi i anijes ne nje stuhi te tmerrshme. Ata jane familja Robinson. Mendjeprehtesia dhe harmonia e kesaj familjeje e kane bere kete roman nje nga librat qe u ka rezistuar koherave, duke mbetur nje nga rrefimet klasike qe pelqehet nga te gjithe lexuesit.
Në këtë libër të ilustruar, vogëlushët mësojnë mbi kafshët më të njohura në mjedisin e tyre natyror.
Koni dhe shoqet e saj janë të entuziazmuara. Ato do të shkojnë në fermë tek Anika dhe do të ngrenë atje çadrën e kampingut. Së bashku do të kalojnë një fundjavë fantastike, por... në planet e tyre nuk kishin llogaritur bandën e djemve të fermave fqinje.
Është me të vërtetë ftohtë jashtë dhe ne të gjithë shpresojmë se do të bjerë borë. Po! Derek dhe unë mund të bëjmë një këndes prej bore dhe të luajmë me topa bore (shiko, Delia!). Gjyshja Mavis ka filluar të më thurë një triko leshi të re për dimër, por gjërat duket se nuk po shkojnë si duhet…
Po pres me padurim udhëtimin shkollor (nëse mund të gjej formularin). Edhe Delia dëshiron që unë të iki. Do të ketë gjëra shumë të bukura për të bërë. Si: të bëjmë trapa;të bëjmë festa në mesnatë. Si dhe të kemi kujdes nga disa krijesa të çuditshme.
"NË KËRKIM TË DODOSË SË MADH: Tomi dhe Peni, dy miq të pandarë, një ditë të bukur nisen për pushime në detet e Jugut, ku përjetojnë aventura të pazakonta…"
Dita e zgjedhjeve po afron. Pa vrisni pak mendjen se kush po kandidon për senator të klasës... Ei Xhei dhe Andrea! Kryebashkiaku Habëll do t'iu mësojë fëmijëve të gjitha marifetet e politikës dhe se çdo votë ka rëndësi. Kush do të fitojë? Kush do të humbasë? Dhe kush do të puthw një bebe? Iii, sa e shpifur!
"Rrëfenjat e gjyshit" është përmbledhja me përralla, shkruar nga autorja Voula Stampelou. Personazhe zbavitëse, skica për të ngjyrosur sipas imagjinatës, pyetje dhe përgjigje që ndihmojnë fëmijët të shprehin emocionet e tyre, të bëhen sa më krijues, të njohin natyrën dhe botën përreth.
Ne kete botim na vjen nje permbledhje e perrallave te vellezerve Grimm, te pershtatura per lexuesit e vegjel te moshes 7-10 vjec dhe e rekomanduar per lexime ne shkolle
Nje nga kryeveprat e letersise klasike per te rinj, shkruar nga Zhyl Verni, vjen ne nje botim special ne gjuhen shqipe, pergatitur nga Zenit, nen perkthimin e mjeshtrit Halit Selfo.
Mësoni dhe luani, numëroni dhe shkruani, vizatoni dhe zbavituni. Nëse doni ta parapërgatisni fëmijën tuaj për në shkollë, duke i mësuar nocionet themelore, aq të nevojshme për zhvillimin e tij, kjo është seria e duhur. Ky është libri që e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë për numrat.
Libri i shkruar si ditar tregon marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojnë gjithmonë; përdhunimet masive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive. Pra, ky roman sjell një dimension real mbi kuptimin e luftës dhe jetës
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Nuk ka një libër të tillë të dytë në letërsinë e shekullit të XX: Më i shituri, më i suksesshmi dhe më i magjishmi. Një libër që të ndryshon jetën. Do të ishte dramë nëse largohesh nga kjo botë pa e shijuar magjinë e përsosur dhe harmoni të “Dashuri në kohërat e kolerës”