Libri përmban: ushtrime dhe problema, detyra për portofol, ushtrime të zgjidhura, teste dhe projekte.
I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.
Ngjarjet zhvillohen në dimrin me dëborë. Nuk ka fëmijë që të mos i lexojë e të mos ndiejë mirësi, dashuri dhe një ngrohtësi të atillë, që i bën edhe më të paqtë e të mos ndihen kurrë vetëm e të trishtuar.
Fletorja e punës përmban: ushtrime për përpunimin e njohurive; lojëra matematikore; teste për të provuar njohuritë.
Kjo histori do të na frymëzojë për t’ia çelur rrugën asaj, për t’i dhënë hapësirë që të rritet dhe pastaj do të shohim se ç’do të ndodhë. Ideja jonë s’ka ku shkon tjetër. Ajo sapo ka nisur rrugën e saj.
“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shënjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.
Ky libër përmban disa mesazhe të thjeshta: për të qenë të lumtur, duhet të jetojmë larg dritave të skenës, modestisht. Ky dorëzim nuk është trishtues. Përkundrazi, lumturia fshihet në skutat e vogla të jetës.
Mos e merrni këtë libër si propagandë të nazizmit. Kjo është historia. Historia jonë dhe juaja, historia botërore
Thonë se librat nuk kanë stinë. Dhe kjo është e vërtetë. Po kur qielli është i pastër dhe netët janë të freskëta, më e mira që mund të bësh është të ulesh në verandë dhe të lexosh një libër të mirë, sidomos ata me histori dashurie, që mbeten përherë më të preferuarit për t’u lexuar gjatë stinës së verës. E për këtë arsye, vendosëm të sjellim për ju...
Çështjet e filozofisë pa asnjë dallim mund të jenë të thella dhe shpesh herë të vështira, por gjithashtu ato janë edhe të rëndësishme.
“Valixhja e shqyer” nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij.
Një histori tronditëse humbjeje, rilindjeje dhe guximi. Plot dhembshuri dhe delikatesë, Kline na dhuron një margaritar. Library Journal
Lindja e tragjedisë apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Nie e këtillon si ështje vetjake e një rëndësie të veantëé. Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës...
Është një libër i bukur që i drejtohet fëmijëve, por që mund të lexohet dhe nga një publik i rritur. Autorja Mila Paviçeviç, nga Kroacia, ka fituar çmimin e BE-së për Letërsinë në vitin 2006. Në gjuhën shqipe vjen falë përkthimit skrupuloz të Virgjil Muçit
Nuk janë "fuçi baruti" për Europën: vendet ballkanike janë pjesë e kontinentit, ku ndarja dyshe e botës pas vitit 1945 solli copëtimin më të egër gjeopolitik.
Qëllimi i përpilimit të këtij libri është që të njohë dhe të rrisë më mirë nivelin e përgatitjen e amvisave në familje për gatimet e gjellëve në gamë sa më të gjerë.
Të thonë kush të thonë e shkado qi të thonë, këso here po më kande me hjekë pëlhurën e me e zbulue të vërtetën. Pra, kam me i diftue faktet lakuriq, sikur janë kenë. - Dom Ndoc Nikaj
Kjo monografi vlerësohet nga studiuesit e huaj si punimi më cilësor dhe më i plotë, i shkruar deri më sot për Sami Frashërin. Autori e ka ndërtuar figurën e Sami Frashërit, duke ballafaquar me veprat e tij të shkruara në turqisht dhe arabisht, debatet në të cilat ka marrë pjesë, duke dhënë në të njëjtën kohë dhe historinë e receptivit të tyre në opinionin...
"Akabadora - Nëna e fundit" ka fituar gjashtë çmime letrare, midis të cilave çmimet: “Campiello” (2010), “SuperMondello” (2010) dhe “Dessì” (2009). Romani është përkthyer në 20 gjuhë të botës dhe ka shitur me mijëra kopje, pasi sjell në mënyrë mjeshtrore alkiminë e moshës
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur për lëvizjen. Sa shumë keni për të mësuar rreth botës së kafshëve! Sa shumë keni për të mësuar!
Përrallën e njohur nga të gjithë "Hirushja", tashmë fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm.Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmijët dëgjojnë tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës. Po ashtu, ata mahniten nga ilustrimet e mrekullueshme, që i dërgon ata në një botë përrallore e magjepsëse.