Sami Frasheri View larger

Sami Frasheri

Agâh Sýrrý Levend BDI0168

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo monografi vlerësohet nga studiuesit e huaj si punimi më cilësor dhe më i plotë, i shkruar deri më sot për Sami Frashërin. Autori e ka ndërtuar figurën e Sami Frashërit, duke ballafaquar me veprat e tij të shkruara në turqisht dhe arabisht, debatet në të cilat ka marrë pjesë, duke dhënë në të njëjtën kohë dhe historinë e receptivit të tyre në opinionin turk.

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN999275947X

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kjo monografi është shkruar duke shfrytëzuar arkivin personal të familjes Frashëri dhe duke pasur referenca të shumta nga të afërmit e Samiut. Autori ka arritur që krahas dimensioneve politike, shkencore e gazetareske, portretit të Sami Frashërit t'i japë me sukses edhe dimensionin human. Cili ka qenë misioni i jetës së Sami Frashërit? Megjithëse jetëshkrimi i parë i Samiut është shkruar që në ngjallje të tij, kjo pyetje vazhdon të shqetësojë studiuesit shqiptarë dhe turq, pa marrë ende një përgjigje të kënaqshme dhe bindëse. Kjo vjen ngaqë jeta e këtij personaliteti, ndonëse në pamje të parë i ngjason jetës së rregullt dhe të disiplinuar të njeriut të letrave, është shumë dinamike dhe plot kundërshti. Monografia vlerësohet si punimi më cilësor dhe më i plotë, shkruar deri më sot mbi këtë figurë kaq të shquar. Agâh Sirri Levend (1894-1978) lindi në Levend. Punoi si mësues në shkollat e mesme të Stambollit. Është autor i shumë artikujve me tema sociale dhe kulturore të botuara në gazetat dhe revistat e kohës.

Data sheet

pages141
ISBN999275947X
RedaktoriNelson Qirjako
Published year2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGenciana Abazi (Egro)