Per te gjithe lexuesit qe kane kujtime te bukura me romanin Meriyll, autori ka vendosur qe te vijoje historine e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, ne kohe tjeter dhe rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.
Piter Pan është një karakter i krijuar nga shkrimtari skocez J. M. Barrie.
Keni para një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës. Dashuria e Xhekut dhe Grejsit është e pazakontë, plot mistere. Historia e tyre zhvillohet krejt ndryshe nga shumica e romaneve që keni lexuar. Dhe a e dini pse?
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses. Libri hidhet në qarkullim më 17 nëntor 2021. Porositeni...
Libri “Medical Medium” paraqet një metodë avangarde e shërimit nga autori Anthony William. Zbulo çfarë fshihet pas çdo sëmundjeje dhe shëro mendjen dhe trupin
Pas shkrimit te tre librave, Iva Musaraj vjen para lexuesit me nje romance te pazakonte, e cila te surprizon dhe te sfidon qe ne titull.....
Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s'ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat? Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese...
Do të nisni një udhëtim në shoqërinë e një djali nëntëvjecar të quajtur Bruno.(Edhe pse ky s'është Libra për nëntëvjecarët). Por, pa kaluar shumë faqe, bashkë me Brunon do të arrini te një "gardh me gjemba". Të tilla vija ndarëse eksiztojnë kudo, në të gjitha dimensionet e jetës. Urojmë që s'do t'ju duhet ta kapërceni kurrë një të tillë.
Mjetet që do t'i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajë. Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete veçanërisht të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj: Prandaj, ky libër është për të gjithë lexuesit që kanë përjetuar ose përjetojnë situata personale të pakëndshme: shmangie të problemeve ose personave...
Ky roman është vazhdim i romanit bestseller “Tatuisti i Aushvicit”. Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën... Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim...
Për gjumin e çdo vogëlushi, përralla të ëmbla dhe shumë vjersha të bukura, nën shoqërinë e Arushit Tedi dhe mamit të tij. Libri i vogël është i mbushur me ilustrime shumëngjyrëshe. Me ilustrimet me te bukura nga Tony Wolf.
Kjo vepër është ndërtuar mbi një letër reale që Franz Kafka ia nisi të atit, por që nuk e lexoi kurrë dhe falë Maks Brodit, lexuesi ka edhe në ditët tona një histori të rrallë të marrëdhënies mes babait dhe djalit, e cila shkon deri në detajet më të thella të këtij raporti
Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.
Një romancë e ngjizur nga shkëndija pasioni, një grishje për të eksploruar botën e ndjeshme të zemrës femërore, nën metaforikën e furishme të shprehisë së qenies.
Dashuria e lexuesve për Remarkun ka nisurm e këto tre thesare që janë pjesë e këtij seti. Prandaj, këto janë librat e përzgjedhur për ata që duan të futen në botën e këtij shkrimtari të madh: “Harku i triumfit”, “Tre shokët”, Obelisku i zi”.
Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.
Për Tom Sojerin kishte gjëra vërtetë më të rëndësishme se sa shkolla!
Gazetari dhe analisti i njohur Blendi Fevziu vjen me një libër të ri para lexuesit, i cili ka një dimension autobiografik. Libri rrok ngjarje, personazhe dhe realitetin e Tiranes.
Mos harro se, askush s'është më i mirë dhe më i mençur se ti. Ata vetëm i kanë mësuar 21 metodat e shkëlqyeshme për t'u bërë shitësit më të mirë dhe ata i ushtrojnë ato metoda çdo ditë.
Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.
Nëse do të mësosh se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite, ky libër ofron botën femrore në të gjitha dimensionet përmes Princesësh Sulltana dhe këndvështrimit të hollë të autores. Jeta e familjes mbretërore, por edhe bota sekrete dhe tejet tronditëse....
Natyra shpërthen me bukuritë e saj gjatë verës, por Gregu rri i ngujuar brenda, para lojërave me kompjuter. Të gjithë janë të shqetësuar, pasi ai nuk është si gjithë fëmijët e tjerë që luan me shokët jashtë. Në këtë libër, aq të dashur për fëmijët, vijnë debatet në familjen Heffley dhe zgjidhjet që fitojnë në debatet mes tyre dhe Gregut.....
Xhorxhi dhe Haroldi janë fëmijë të dëgjueshëm...
Në këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën. Mençuri e përjetshme për një jetë të begatë.
Ne kete vellim te pergatitur per nxenesit dhe studentet jane permbledhur pjese nga krijimtaria poetike e vellimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurter e Migjenit, “Novelat e qytetit te veriut”. Botimi ka nje parathenie te pergatitur nga Skender Luarasi dhe shenime nga bashkekohesit e poetit te madh
Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.
Ky eshte nje nder romanet thrilelr me te miret qe vjen ne shqip permes shtepise botuese Living
Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Bëhu një profesionist shitjesh i sukseshëm! Mjeshtri i motivimit Zig Ziglar paraqet parimet themelore të shitjeve. Ju s'keni psen prisni që gjërat të ndodhin...ju zotëroni fuqinë për t'i bërë gjërat të ndodhin! Ziglar ndan me ju përvojën se çfarë duhet të dijë çdo profesionist i suksesshëm shitjesh
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të...
Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.