Petro Marko A-007449
New product
Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
4 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789995685812 | |
Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga Lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë).
Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh “Nata e Ustikës”. Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetorganizimin e brendshëm të të burgosurve për t’i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 288 |
| ISBN | 9789995685812 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Petro Marko, shkrimtari që mbart dashurinë e lexuesit, megjithëse dekada vitesh kalojnë! Shembull për këtë është edhe libri autobiografik i tij “Intervistë me vetveten” me nëntitull “Retë dhe gurët”, ndaj të cilit vëmendja e shumtë e lexuesit nuk shuhet. Shkaku është se në faqet e këtij libri na shfaqet personaliteti i një pjese të mirë të atyre njerëzve,...
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë....
Ky roman tregon për aventurat e një djali, Besimit dhe disa miqve të tij në fshatin ku kishte lindur i jati i Besimit. Djalin e tërheq shumë gërmadha e errët e kështjellës ogurzezë ku thuhet nëpër fshat se banonte një fantazmë.
Te romani "Fantazma dhe plani tre plus katër gërshetohet bukur e shkuara historike me të sotmen. Personazhi kryesor, Besimi, djali nga kryeqyteti, shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, ku zbulon shumë të fshehta nga historia e familjes dhe e vendit. Aty kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme, ku dëshmitare kishin mbetur muret e rrënuara të...
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
"Qyteti i fundit është një roman për luftën, për paqen dhe humanizmin. Është pararendës i romanit modern shqiptar.
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi, për kohën kur u shkrua, si në rrafshin artistik, ashtu dhe në atë tematik. Ky roman shënon edhe një pikë kthese në rrjedhat historike të romanit shqiptar.