Në librat e mi me poezi gjithnjë i kam shkruar e i kam kënduar dashurisë. Nuk do të rresht kurrë së shkruari për këtë ndjenjë sublime që na mbush zemrën me gëzim por që zhgënjen. Më pëlqen të hyj në botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i ndjekin e që shpesh nuk gjejnë përgjigje, ashtu sic më pëlqen dhe të përshkruaj vuajtjen,...
Një monografi për njërin ndër protagonistët kryesorë të jetës politike shqiptare në periudhën 1934-1955. Në këtë biografi vijnë të dokumentuara përmes fakteve dhe dëshmitë të gjitha momentet e jetës së tij, që nga ngritja në krye të lëvizjeve komuniste, deri në rënien e tij
Shoqëria paskomuniste nisi e zhurmshme. Në të vërtetë, lind Tjetri si objekt i parrezikshëm për të dialoguar. Kërkohet deri në vuajtje Tjetri si dëgjues. Media bëhet qendra e shoqërisë. Të shprehurit lirshëm herë-herë mbetet si qëllim në vetvete. Fillon të përhapet edhe një lloj llafazanërie e nderuar. Lind e folura pa veprim.
Në këtë roman autori na sjell ngjarje e personazhe të vërteta, duke nisur që nga i riu Moxart deri tek i jashtëzakonshmi Farinelli, që nga ekonomisti Galiani deri tek e mrekullueshmja Lady Hamilton, mbi sfondin e një Napoli të rafinuar e të pisët, kryeqytet i arkitekturës dhe i artit, pikëtakimi i Evropës vezulluese njësoj si Parisi dhe Londra.
Në librin Mbi qeverisjen (pjesa e parë) trajtohen çështje themelore të sistemit politik, të shpërndarjes së fuqisë në kuadër të dy parimeve bazë të qeverisjes demokratike: parimit të ndarjes së pushteteve dhe atij të kontroll-balancimit, shumë shpesh edhe brenda një skeme krahasuese me rastin shqiptar.
Romani është metafora mbi një kazerme, aty ku zhvillohen ngjarjet. Je në një repart ku duhet të zbatohen urdhrat. Por personazhi shfaqet refuzues. Fjalori, emrat, përshkrimet, etj., janë të gjitha në funksion të synimit të kuptimit të veprës
Tim Taleri ka një të qeshur që ndikon te të gjithë. Por ai e shet atë te një baron misterioz të quajtur Lefeut. Këtu nisin fatkeqësitë dhe aventurat e personazhit tonë.
Pas filmit Passo a due, jeta e Kledi Kadiut u jepet adhuruesve të tij tashmë në libër. Kësaj here është ai vetë që ulet të shkruajë biografinë e vet të romancuar për Mondadorin.
Psikiatri i susksesshëm David Chapman vendos të qëndrojë në shtëpi ndërkohë që familja e tij shkon për pushime në vreshtat e Martas. Jo çdo gjë është e qetë në qytet, gjithsesi. Një mundësi për tu takuar me një kërcimtare të Brodueit zgjon çdo fantazi të tij erotike. Por kur trupat takohen, kur misteri dhe dëshira bashkohen, nuk dihet se ku ky udhëtim do...
Guido Knopp rikthen vëmëndjen tek gratë e Hitlerit dhe rolin që ato luajtën në regjimin nazist. Mbështetur në fotografi të papublikuara më parë dhe në fjalët e miqve dhe kolegëve më të afërt të këtyre portreteve, Knoop risjell në vëmëndje një gjeneratë e cila me pak mungesë të kurajos, ju nënshtrua joshjes dhe dhunës.
Rrefime nga vendet e harruara është roman i parë që autorja Besa Myftiu sjell për lexuesin shqiptar.
Vëllimi poetik Miq te humbur është botimi i parë që autorja shqiptare me banim në Zvicër sjell për publikun shqiptar.
Bazat e së drejtës europiane përfshin një përmbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian nga ekspertja e së Drejtës europiane Aida Gugu Bushati dhe profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e ¬¬¬¬¬Ëestminster-it Adam ?azoëski
Osho me punën e tij përpiqet të analizojë mënyrën sesi e shohim ne botën dhe të shkuarën, ta orientojë vëmendjen tonë drejt misterit dhe poezisë së “përtejme”, - përtej cakut. Kjo gjë e ka bërë atë të padëshirueshëm në rrethin e njerëzve të cilët i parapëlqejnë njerëzit të jenë të kushtëzuar, të bindur dhe besimtarë. Këtu Osho bën një përcaktim të ri të...
Nata e Sofie Kondilit nuk është një roman dashurie, por një roman për dashurinë. Sofie Kondili është për një natë edhe Madamë Bovari, edhe Helena e Trojës, por edhe një grua që jeton diku në Tiranë, Romë, Berlin apo Nju Jork. Dhe fshati ku Koço Kosta vendos të ekzekutojë një natë sa një jetë është një fshat i përbotshëm, që mund të jetë gjithkund dhe...
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit.
As federal, as i krahasueshëm me një organizatë ndërkombëtare klasike, sistemi institucional i Bashkimit Evropian vepron në lidhje të ngushtë me qeveritë dhe administratat e Shteteve Anëtare.
Në këtë vëllim Martin Camaj shfaq mjeshtrinë e tij si poet. Botimi përmbledh këto libra: “Lirika mes dy moteve”, “Legjenda”, vargje nga “Djella” dhe “Vargje të shpërndame”
Qorrfermani”, shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela “Ëndërr mashtruese”, më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Si vëllim më vete pa dritën në vitin 1999.
Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë.
"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
Nga autori i librit bestseller Fjalori Kazar, vijnë këto histori të tmerrshme dashurie.
Fabula e romanit “Jetë e dhunshme” është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954… Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm… Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike…
Ngjarje dhe personazhe realë në një realitet artistik interesant që zbërthen disa nga dilemat e shqiptarëve
“Gjithmonë ka një anë tjetër, gjithmonë.” “Deti i paanë i Sargaseve” është një roman i shkëlqyer, që shlyen pengje, që ngrihet mbi rrëfimin, i shndërruar nga një vetëdije e jashtëzakonshme. Gjatë gjithë jetës së saj, Jean Rhys u përpoq të kuptonte se çfarë ndodhte midis grave dhe burrave, dhe nga këto reflektime lindi një pasuri e brendshme, përfytyrimi i...
Ky Libra është një përmbledhje me shkrime gjuhësore e letrare-folklorike të albanologut Lambertz, i cili kaloi 3 vjet e më tepër në Shkodër e mbarë Shqipërinë me udhëtime e ekspedita gjuhësore shkencore gjatë 1916-1818. Lambertz-i ka bërë udhëtime dhe eksplorime për ekspeditat gjuhësore e folklorike në krahina të ndryshme të vendit tonë.?
Një Libra mbi misionin e Pasquale Luginit në Shqipëri ndërmjet Kryqit të Kuq dhe drejtuesit të lartë fashist.
Libri Epoka e Gurit dhe Shqipëria, jep njohuri themelore për parahistorinë e thellë nëpërmjet arritjeve të veprimtarisë kërkimore-studimore të Arkeologjisë së Parahistorisë në shkallë të përgjithshme, rajonale dhe për Shqipërinë.?
Ngjarjet zhvillohen në një spitali fëmijësh në vitet 1950. Elsi vuan nga sëmundja e turbekulozit, por ajo bën shumë miq, përfshirë dhe Mbretëreshën, macen e spitalit. Një Libra me një mesazh të forte, që na tregon se në jetë ka gjëra të mira e të këqija, ndaj kurrë nuk duhet të humbasim shpresat se do të bëhet mirë.
Pas botimit të antologjisë “Solo për shpirtin” një tjetër shqipërim nga poezia botërore vjen falë punës plot pasion dhe përkushtim nga Thoma Theodhosi. Kësaj radhe janë përzgjedhur katër poetë rusë, me lidhje të afërt familjare me njëri-tjetrin: Ana Bunina (1774-1829) e njohur edhe si Safoja ruse, V. A. Zhukovski (1783 – 1852) i cili solli romantizmin...
Nga fantazia gjeniale e shkrimtarit Erik Orsenna, vjen një protagoniste e re që shpon si iriq dhe djeg si spec. Njihuni me Histaminën, vogëlushen që ka alergji nga gjithçka!