Deti i paanë i Sargaseve View larger

Deti i paane i Sargaseve

Jean Rhys PE0159

New product

Përshkrim i shkurtër

“Gjithmonë ka një anë tjetër, gjithmonë.” “Deti i paanë i Sargaseve” është një roman i shkëlqyer, që shlyen pengje, që ngrihet mbi rrëfimin, i shndërruar nga një vetëdije e jashtëzakonshme. Gjatë gjithë jetës së saj, Jean Rhys u përpoq të kuptonte se çfarë ndodhte midis grave dhe burrave, dhe nga këto reflektime lindi një pasuri e brendshme, përfytyrimi i fuqishëm e pothuajse vegimtar i një “Xhamaike”, ku dituria lulëzon në ligësi rrezatuese, ku injoranca mundëson mashtrime të tmerrshme dhe ku njerëzit sakatojnë e shkatërrojnë pasi e kanë frikë njëri-tjetrin. - thotë The New York Times

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN978 9928 248 015

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Antuaneta është një trashëgimtare kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamaikë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavërisë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare. Në këtë ishull zhgjëndër, ajo martohet pothuajse me mblesëri me Eduard Roçesterin, djalin e dytë të një aristokrati anglez, i cili po kërkon një bashkëshorte me prikë të majme. Emri i Roçesterit nuk është i ri për lexuesin: ky pothuajse çunak mban të njëjtin emër të atij zotërisë së rreptë, burrit të rëndë, pas të cilit do të dashurohet Xhejn Eri, vite më vonë. Si arriti ai, Eduardi, i ri, i çiltër dhe i sinqertë të shndërrohet në një burrë të ashpër e makiavelik? Si arriti ajo, Antuaneta, e bukur, tërheqëse dhe e lirë, të shndërrohet në një makth të fshehtë?

Historia e rrëfyer në këtë roman është prelud i historisë klasike e të paharrueshme të Xhejn Erit. Autorja përfytyron Roçesterin para se ai të bëhej punëdhënësi manipulues i Xhejnit, por mbi të gjitha, ajo rrëfen se kush ishte bashkëshortja e tij e marrë, para se të shndërrohej në atë përbindëshin e fshehur që fanitet netëve në Thornfilld. Ky roman mbresëlënës u jep zë historive të lëna në harresë, të heshtura e të panjohura, duke eksploruar dritëhije të ndryshme të mënjanimit dhe të përçmimit: gjinia, klasa, raca dhe çmenduria.

Vlerësime për librin

“Deti i paanë i Sargaseve” është një roman i shkëlqyer, që shlyen pengje, që ngrihet mbi rrëfimin, i shndërruar nga një vetëdije e jashtëzakonshme. Gjatë gjithë jetës së saj, Jean Rhys u përpoq të kuptonte se çfarë ndodhte midis grave dhe burrave, dhe nga këto reflektime lindi një pasuri e brendshme, përfytyrimi i fuqishëm e pothuajse vegimtar i një “Xhamaike”, ku dituria lulëzon në ligësi rrezatuese, ku injoranca mundëson mashtrime të tmerrshme dhe ku njerëzit sakatojnë e shkatërrojnë pasi e kanë frikë njëri-tjetrin.

- The New York Times

Lakonik, drithërues dhe tejet ndjellës, ky është një roman për t'u lexuar në plazh, nga ata që duan të kuptojnë lidhjet e fshehta. Nuk ka pse të shkoni deri në Karaibe.

- The Guardian

“Deti i paanë i Sargaseve” nuk është thjesht një roman i mrekullueshëm, është shumë libra të shkëlqyer në një. Ky prelud i Xhejn Erit, kompleks dhe me shtresa të shumta, ilustron gjallërisht se sa ndryshojnë historitë e rrëfyera nga ndodhitë e vërteta, dhe krijon ndjesinë se e kaluara është e pashmangshme.

- The Independent

Këtu dalin në pah jeta dhe aftësitë e kulluara të autores... Këtu proza e saj është më e zhdërvjellët, më e sigurt.

- NPR

Një arritje e jashtëzakonshme, nga çdo pikëpamje... Atmosfera e librit lë mbresa nga më të fortat.

- The New York Times Book Review

Fragmente nga libri

1) “Drejtësi, e kam dëgjuar këtë fjalë. Është një fjalë e ftohtë akull. E provova. E shkrova në një copë letër. E shkrova disa herë dhe gjithmonë më dukej si gënjeshtër e akullt. Drejtësia nuk ekziston.”

2) Ia urreja malet e kodrat, lumenjtë e shiun. Ia urreja perëndimet e çfarëdo ngjyre, ia urreja bukurinë, magjinë dhe sekretet, që s’do t’i mësoja kurrë. Ia urreja shpërfilljen dhe mizorinë, që ish pjesë e bukurisë së tij. Po mbi të gjitha urreja atë vajzë. Sepse ajo i përkiste magjisë e nurit të tij. Ajo më kish ndezur etjen dhe tani gjithë jeta ime do të njihte veç dëshirën e zjarrtë e lëngatën e humbjes së asaj që ende nuk e kisha njohur.

3) Njeriu ka gjithmonë dy vdekje: të vërtetën dhe atë që merr vesh mileti.

Shënim: Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.

Data sheet

pages178
ISBN978 9928 248 015
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21
PërkthyesiAnxhela Cikopano
RomanPsikologjik
I ri1