Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe Shtetit të Alpeve të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga kombet e para indigjene, prej kolonëve të...
Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë.
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit Trafikantët. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, eksport-importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945-1990.
Ky libër është sprova e parë e autorit me tregime të shkurtra. Ai përfshin 100 tregime të shkruar ndjeshmë që mbajnë ngeshëm interesin e lexuesit.
Atlasi i Politikës prezanton në një mënyrë interesante një pamje të përgjithshme të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, shfaqjeve shoqërore dhe individuale, që përcaktojnë jetën e shteteve të ndryshme dhe qyteteve të tyre, e që përbëjnë veprimtarinë politike. Kjo vepër shërben si një guidë e shkëlqyer për mendimin, filozofinë, lëvizjet dhe...
Ky vëllim jep në një mënyrë të kuptueshme dhe me ilustrime të shumta një përmbledhje të historisë shpirtërore të njerëzimit, duke filluar që nga besimet dhe bindjet religjioze në kohët e lashta të parahistorisë deri në ditët tona. Atlasi në një mënyrë të thukët e të përpiktë të njeh me rëndësinë e besimeve fetare në zhvillimin e qytetërimeve, të kulturës,...
Në këtë libër, Gjerasim Qiriazi rrëfen historinë e vërtetë të rrëmbimit të tij dhe ato që ngjanë gjatë atyra muajve sa qe peng i kaçakëve. Ishte ai kalvar i dhimbshëm që nxiti vendimin e tij për t'i nxjerrë bashkatdhetarët e vet nga errësira.
Të lexosh romanin “Kerol”, do të thotë t’u japësh përgjigje pyetjeve: Çfarë çmimi ka dashuria? Sa e rëndë është barra e saj dhe sa i lartë është shpërblimi për këdo që guxon dhe sfidon gjithçka për ta shpëtuar atë? Sa larg mund të shkojnë dy zemra për ta gjetur dashurinë brenda vetes? Çfarë shëmbëlltyre ka dashuria e një gruaje? Cili emër do ta përligjë...