Albania's courageous stand against ottoman conquest, 1478 With the mistorical context by david abulafia the original albanian introduction by Aleks Bbuda "The War of Shkodra" by George Merula a panectric to the venetian senate by Marin Beçikemi and accounts of the Siege from early Ottoman Chronicles.
Kjo është e para përmbledhje e autorit W. B. Yeats-it në gjuhën shqipe. Ky vëllim me vepra të zgjedhura përfshin poezitë më antologjike të poetit. Por edhe disa pjesë dramatike, pjesë të pashmangshme të krijimtarisë së tij.
Si në librat e tij në prozë, por edhe në poezi, Srđan Valjarević arriti të ndërtojë shumë shpejt tonin e tij të komunikimit, me një sinqeritet të drejtpërdrejtë që i fiton lexuesit. Ky ton i lejon atij të japë një fije prozaike edhe në poezi dhe të mbetet në të njëjtën realitet në temat e njëjta faktike, dhe vetëm me një manovrim të lehtë të ritmit...
Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.
Libri ‘‘Itinerare që ndërthuren (Studime për letërsinë shqipe)’’ përmbledh disa prej artikujve e kumtesave në formë të zgjeruar, të realizuara vitet e fundit, të cilat bëjnë objekt trajtimi vepra, autorë e periudha që prej fundit të shek. XIX deri në krijimet bashkëkohore.
Një libër mbi emigracionin shqiptar në Francë që nga koha e stradiotëve shqiptarë që i shërbyen mbretërve francezë dhe me pas në fundin e shekullit XIX, me figura si Faik Konica etj.
Sot është ditë e madhe për Makinën e Garave Roko. Eshtë dita e garave me një shofer të ri. Vruum! A do ta fitojë dot garën Rokoja?
Autori, permes letrave dhe ditareve të tyre, është përpjekur të japë dëshmi të vetë francezëve për këtë luftë, mendimet dhe ndjenjat e tyre për shqiptarët dhe Shqipërinë, deri në ditën e Amnistisë dhe fundit të Luftës së Madhe, siç quhej në atë kohë.
Ju a jeni I ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion… para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t’i rrëfyer mirë barcaletat… jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!
Ky libër është një jetëshkrim artistik i jetës dhe veprës së piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi,
Libër poetik me rreth 50 poezi që rrokin tema të ndryshme siç janë tema historike, sociale apo poezi kushtuar personaliteteve të ndryshme të letërsisë dhe artit si Wild, Sartre e Beauvoir, Paul Celan, apo një cikël me poezi dashurie. Në këtë libër, të ndarë me katër blloqe, përveç temës së emigrimit ka dhe një cikël poezish kushtuar piktorit Omer Kaleshi...
Në këtë libër veç një udhëtimi në jetën e arvanitasit Jani Papadiamanti (Moréas) në Paris, janë dhe përkthim të disa teksteve të tij poetike si dhe nga proza poetike.
Ky libër i bën jehonë jetës dhe veprës së piktorit Abedin Dino, me origjinë nga Çamëria e Shqipërisë, gjyshi i të cilit ishte Abedin Pasha Dino, një nga krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe babai i tij ishte Rasih Dino, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Një libër që i referohet krijimtarisë pikturale dhe historisë së disa prej piktorëve më të shquar të epokës së Renesancës.