Lundrimi drejt Bizantit

William B. Yeats ALE0003

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo është e para përmbledhje e autorit W. B. Yeats-it në gjuhën shqipe. Ky vëllim me vepra të zgjedhura përfshin poezitë më antologjike të poetit. Por edhe disa pjesë dramatike, pjesë të pashmangshme të krijimtarisë së tij.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aleph
ISBN9789928439512

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dr. Flannery, drejtor ekzekutiv i Yeats Foundation në SHBA, në parathënien e tij enkas për këtë botim, thekson ndër të tjera se Yeats është bindshëm poeti më i madh i shekullit të 20. Ai kaloi një jetë jashtëzakonisht të pasur e produktive; është themeluesi dhe fari i Ringjalljes Letrare Irlandeze dhe i Teatrit Abbey, Teatrit Kombëtar të Irlandës; atdhetar, shkrimet e të cilit frymëzuan intensivisht betejën e Irlandës për vetëvendosje politike; ka qenë anëtar i Senatit më 1922, kur Irlanda fitoi lirinë 700 vjet pas administrimit të huaj. Yeatsi ishte edhe folklorist e mitolog, si dhe një studiues i misticizmit Oriental e Perëndimor. Tek ai përmblidhet aktiviteti i njeriut poet, dramaturgut, njeriut të teatrit dhe aktivistit kulturor.

Në këtë analizë, Flannery i paraqet lexuesit shqiptar përnderimin e mjaft poetëve madhorë ndaj figurës së Yeats-it. Ai e veçon këtë poet duke u shprehur se Irlanda moderne, që sot njihet në rang ndërkombëtar për kontributin e shquar në letërsi, dramë, muzikë e kinema, i detyrohet shumë Yeatsit. Sikundër vëren Seamus Heaney: “Në veprën e Yeatsit ishte fillimi i zbulimit të besimit tonë në vetvete, në terrenin e në ligjërimin tonë, anglez apo irlandez”. Ndërsa T.S.Eliot e mendonte Yeatsin si themelor për të kuptuar krejt botën moderne: “Yeats ishte një nga të paktët, historia e të cilit është ajo e epokës sonë si pjesë e ndërgjegjes së një epoke që s’mund të kuptohet pa ta.”

Botimi i antologjisë “Lundrimi drejt Bizantit” plotëson një boshllëk në njohjen e letërsisë irlandeze dhe botërore. Kritikët kanë theksuar se krejt arti irlandez nuk mund të njihet pa përthithur veprën e bardit kombëtar Yeats.

Data sheet

pages124
ISBN9789928439512
Shtëpia botueseAleph
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiIdlir Azizaj