Ne kete set librash kemi sjelle dy...
Motivi frymëzues i kësaj vepre është problemi racial, të cilit lideri i lëvizjes zezake i kushtoi krejt vetveten deri në flijimin e jetës.
Një roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar.
Gabriel Garcia Marquez dhe Isabelle Aliende janë dy prej shkrimtarëve më të shquar të realizmit magjik, i cili vazhdon të mbaj gjallë pas vetes lexues edhe në ditët tona. Prandaj ne kemi përzgjedhur dy botimet më të fundit në shqip të këtyre dy autorëve: “
Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Dosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos vjen në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekjes që një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohet me rrëfime të vetë Velos...
Botimet Living prezantojnë vëllim e parë të Sagës së Kazaletëve “Vitet e pafajësisë”, nga Elizabeth Jane Howard! Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror -Rebecca Radner, "San Francisco Chronicle"
Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.
Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.
Vjen në shqip një nga kryeveprat e letërsisë moderne europiane "Sheshi i diamantit" i Mercè Rodoreda, i përkthyer nga Bashkim Shehu. Me një intensitet të rrallë, zëri delikat i Natalisë na flet për ndjenjat, sensibilitetin, gjithë brishtësinë e kompleksitetin e shpirtit femëror. Sheshi i Diamantit është romani më i bukur që i është kushtuar ndonjëherë...
Ky libër titullohet City. E kuptoj që, pas romanit Mëndafsh, do të kishte qenë mirë të gjeja një titull që të tingëllonte disi ndryshe. Po ky libër është ndërtuar si qytet, me idenë e një qyteti. Më pëlqente që ti-tulli ta thoshte këtë gjë. Tanimë e thotë.
Kur në shtëpinë e Vocit të vetvrarë shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit.
Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
Ky është një roman thuajse autobiografik që autori dhe përkthyesi i njohur Maksim Rakipaj rrëfen jetën e tij në burgjet komuniste dhe pas tyre të individit të mbijetuar. I shkruar plot dhimbje dhe me detaje për botën brenda qelisë, kjo është një histori tronditëse e ngjashme me shumë prej veprave të tjera të shkruara rreth gulagut komunist apo kampeve...
Këshillat e mia për të qenë njëshi i klasës (Fatkeqësisht nuk zbatova asnjërën prej tyre.)
Ky libër shënon një prej burimeve më të rëndësishme historike për personalitetet dhe epokën në të cilën jetoi Plutarku. Aftësia dhe mjeshtria e tij janë të njohura edhe sot botërisht në mënyrën sesi bëhet jetëshkrimi, duke u shndërruar në këtë mënyrë biografi i parë modern i shumë personaliteteve të shquara
Libri "Gjuha e Albaneve ose Shkiptareve" eshte nje studim i gjuhes shqipe nga studjuesi gjerman, anetar i Akademise suedeze, J. R. von Xylander ne vitin 1835. Edhe pse gjuha shqipe nuk njihej nga shume vende perendimore te kohes, tregoi se ajo ishte nga me te vjetrat dhe se kishte lidhje me shume gjuhe te tjera, dhe sidomos me ato me te lashtat.
Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra. Nganjëherë flet vend e pa vend, është e vërtetë, por Matilda e do dhe e ka aleate në familje. Dhe kur nëna e...
"Konradi - ose djali konservës" i shkrimtares austriake Christine Nöstlinger është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht.
Driton Smakaj është konsideruar si një nga zërat më premtues të letërsisë për të rinj në Kosovë. Në këtë roman, të botuar nga Argeta LMG, autori teston zhanrin e misterit: Jeta një inxhinieri shkon në një shteg të rrezikshëm pas zbulimit të një metali me vlerë në Kosovë, për të cilin janë investuar edhe njerëz dhe shtete të fuqishme
Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit...
Në këtë libër do të mësoni gjëra interesante e kuriozitete, shoqëruar me imazhe që na dëftojnë se si ishin dhe si jetonin egjiptianët.
Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.
Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.
Autorja Natasha Poroçani (Shuteriqi) nuk sjell thjeshtë një vëllim me vjersha për fëmijë, por përmes tyre, ajo synon që ta nxisë fëmijën të analizojë, të futet tek elementet e tekstit, dhe të bashkëveprojë. Vogëlushët do të do të bëhen poetë të vërtetë pas leximit të këtij libri. Ky botim është me ngjyra dhe i realizuar plot shije përmes vizatimeve të...
Loer Kume vjen me nje vellim me tregime, me te cilin fitoi cmimin Kadare gjate vitit 2019, dhene nga Instituti Pashko.
Një sagë e fuqishme, që përfshin tre breza, midis Dakarit, Fesit dhe Tanzherit, “Martesa për qejf” është gjithashtu edhe një roman i madh për dashurinë.
Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.
Është libër që nxënësit i teston për dijen e tyre që kanë në matematikë. Libri u kushtohet fëmijëve të klasës së parë dhe krahas 100 detyrave që janë quajtur problema, kanë edhe shumë lojëra të tjera matematikora për të zgjidhur. Në këtë libër mund të gjeni detyra të ndryshme me mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim, thyesa, e shumë detyra të tjera që do...
Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Ky eshte nje roman - rrefenje per kureshtjen dhe kurajon. Me ngjarjet që zhvillohen në një botë paralele të thurur me realizëm magjik, ky është një roman hipnotizues për hartat, legjendat dhe vajzat me kurajë të jashtëzakonshme.