Konradi - ose djali konservës View larger

Konradi - ose djali konserves

Christine Nostlinger A-000888

New product

Përshkrim i shkurtër

"Konradi - ose djali konservës" i shkrimtares austriake Christine Nöstlinger është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230195

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ky romani mahnitës rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Kjo pasi Konradi - djali në konservë, nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë prej të cilit kërkohet të jetë gjithmonë i pari, i shkëlqyer dhe i përsosur? Po kujt i lipset një fëmijë i tillë, që flet në mënyrë artificiale, që bën vetëm pyetje, që nuk di të luajë, të bëhet pis e të hajë një akullore pa marrë 10 herë leje? A duhet të jenë fëmijët artificianlisht të sjellshëm dhe me rezultate të jashtëzakonshme në mësime dhe a kanë me të vërtetë ndonjë rëndësi këto kur ky fëmijë nuk rritet natyrshëm?

Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të “infektojnë” edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht “i prapë.

FRAGMENT 

Një djalë i përsosur? E kujt i lipset? Si duhet të sillet ai? Si një fëmijë normal?

Ky libër rrëfen edhe për lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve dhe për miqësinë. Por Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm. Ai është një fëmijë i bërë artificialisht.

Duhet të jetë shumë i sjellshëm, i shkëlqyer, me rezultate të jashtëzakonshme në mësime? A kanë me të vërtetë ndonjë rëndësi këto? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nöstlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe.

Romani mahnitës i Christine Nöstlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. "Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht.

Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të “infektojnë” edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht “i prapë.”

Zonja Bartoloti është njeri i çuditshëm. Asaj i pëlqen të bjerë në sy me veshjet, me të kuqin e buzëve gjithë shkëlqim dhe me trillet e veta mbi blerjet, katalogët dhe revistat. Por ajo mahnitet kur një ditë postieri i sjell një pako të çuditshme, që ka brenda një djalë shtatëvjeçar, të sjellshëm mbi të gjitha. Zonja Bartoloti porosit shumë blerje me postë, por nuk i kujtohet të ketë porositur një fëmijë… Gjithsesi vendos të marrë rolin e nënës, sillet si një fëmijë i rritur dhe e bën mjaft mirë kur fabrika do që Konradi t’i kthehet prindërve që e kanë porositur.

Konradi është fëmijë shumë i zoti, i zgjuar dhe gjuhëbrisk. Ai është djali që çdo prind do kishte ëndërruar. Pothuajse i përsosur: kështu mund ta quanim Konradin. Por ndërkohë, zonja Bartoloti nuk është fare e tillë. Fjala që do i shkonte më shumë asaj është “kaotike”.

E mirë pra, e dimë! Zonja Bartoloti nuk kujdeset dhe aq shumë për fëmijët. Pikërisht kjo është arsyeja pse ajo i bie shkurt dhe, në vend që ta sjellë vetë në jetë fëmijën e saj, merr një djalë të dërguar me postë: - Konradin. Po. Konrad quhet djali që mbërriti i paketuar në një kuti konservash prej teneqeje gjithë shkëlqim! Së pari, të dyve u duhet të përshtaten me njëri – tjetrin, dhe kjo nuk është hiç e lehtë. Por më pas, zonja Bartoloti mësohet aq shumë me djaloshin çapkën, saqë çfarëdo aventure dhe prapësie të bëjë Konradi, ajo nuk dëshiron ta kthejë mbrapsht - edhe pse prodhuesit e tij të fabrikës së konservave, të lodhur sa më s’ka nga rengjet e tij, kërkojnë që Konradi të rikthehet në fabrikën ku u prodhua. E kështu vijojnë shumë e shumë peripeci gjithë humor, mençuri dhe të qeshura.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages192
ISBN9789928230195
RedaktoriSilvana Leka
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdmira Poçi
I ri1