Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të...
Nga saga “Lulet e murit” e autores amerikane Lisa Kleypas vjen romani i dytë i kësaj romance historike “Ndodhi në vjeshtë”; Një bestseller absolut në të gjithë botën që po korr sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare.
Vjen në shqip një roman që tashmë ka fituar zemrat e miliona të rinjve, por edhe çmimet Watty. Një debutim që të përkëdhel zemrën.
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë. Në ç'do faqe që do të shfletoni, në ç'do stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta, para se t'ju zërë gjumi. 365 përralla, njëra më e bukur se...
Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, iu dha përsëri lexuesit, pas 32 vjetësh, por në një ribotim të riparë e të përpunuar nga vetë autori.
"Shtëpia e shpirtrave", është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësish-me dhe ekstravagante.
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kishte kushedi sa vjet që familja Ridëll nuk banonte më aty. Ajo qe ndërtuar majë bregores që lartohej përmbi fshat: disa nga dritaret ishin të ngallmuara me gozhdë, çatisë i mungonin mjaft tjegulla dhe në ballinën e saj rritej urthi i egër. Fragment nga libri
"Bota ka një shkrimtar të madh, Erich Maria Remarque. Ai është mjeshtër i rangut padyshim të parë, njeri që mund ta lakojë gjuhën sipas vullnetit. Nëse ai shkruan për njerëzit apo të natyrës së qetë, prekje e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt." Times Book Review The New York
“Dietën 17-ditore” mund ta përmblidhja vetëm me tri fjalë: rezultate të shpejta! Ky botim sjell planin e një mjeku, i hartuar për të rënë në peshë brenda pak ditësh
Ky libër mbetet ndër veprat kryesore të klasicizmit francez, ku Molieri shpalos gjithë grotestkun e tij nga elitave borgjeze, të cilat kulmuan me absolutizmin francez.
Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Ky set është bërë për ata që e adhurojnë Harry Potter: Në serinë e botimeve të tij, Bukinist.al bën një ofertë ku për të gjithë ata që marrin 7 librat, përfitojnë falas botimin më të fundit “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”
A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t'i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë!
Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme.
Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin...
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë
Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
Libri i mirënjohur i Luis Karol përshkruan aventurat e mrekullueshme të Lizës, duke na futur në një botë magjike, ku asgjë nuk është e pamundur.
Me të njëjtën forcë shprehëse dhe mendime të mprehta mbi instinktet njerëzore, me të cilat tërhoqi miliona lexues anembanë botës përmes librit të saj të parë shpërthyes “Vajza në tren”, Paula Hawkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa “mashtruese” mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe...
509 është një i burgosur politik në një kamp gjerman përqendrimi. Për 10 vjet me radhë ka mbijetuar në kushtet më të paimagjinueshme. Gati duke vdekur, ai sërish e ndjen se fundi i luftës është afër. Nëse ai dhe mjeranët e tjerë që jetojnë nëpër baraka arrijnë të mbahen edhe pak, vuajtjet e tyre nuk do të shkojnë kot.
Libri i katërt epik i të famshmit Kapiten Brekushi i autorit Dav Pilkey vjen për vogëlushët tanë: Situata pafund me Profesor Pipi P. Brekëpordha dhe aventurat e Xhorxhit dhe Haroldit do t’ua mbajnë gazin gjatë....Kapiten Brekushi po kthehet në një rekord global, me mbi 100 milionë kopje të shitura deri më tani në të gjithë botën.
Anna Premoli vjen me një tjetër romancë gjatë kësaj vere për lexuesit shqiptarë; sidomos për adhuruesit që do të lexojnë një tjetër lojë të madhe dashurie mes dy njerëzve që koha i detyroi të rrinë bashkë dhe pasionet i ndezin mes tyre: Një avokate dhe një prokuror, dikur në një auditor universiteti, plot urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe tani që pasioni i...
Ky roman konsiderohet si triller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.
Pas suksesit te jashtezakonshem qe pati me romanin Jete te humbura, Defrim Ceka sjell nje tjeter roman, “Kufiri”, bazuar mbi histori te verteta te arratisjeve te kufirit per t’iu larguar ferrit komunist, dhe historive tragjike qe pasonin. Romani vjen per lexuesit pas dates 7 maj.
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh.
Vjen më në fund në gjuhën shqipe vepra më e rëndësishme e Robert Greene, “Ligjet e natyrës njerëzore”. I vlerësuar pa masë për bestseller-in absolut, “48 ligjet e pushtetit”, përmes këtij libri, autori shkon thellë në natyrën e qenies njerëzore dhe analizon mënyrat për të ndikuar tek njerëzit.
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e dytë. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.