Set 8 libra, Harry Potter i pashmangshem

Joanne K. Rowling BDI0217

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set është bërë për ata që e adhurojnë Harry Potter: Në serinë e botimeve të tij, Bukinist.al bën një ofertë ku për të gjithë ata që marrin 7 librat, përfitojnë falas botimin më të fundit “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

8 010 Lekë

-10%

8 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Harry Potter është një personazh që tashmë ka pushtuar mendjet dhe zemrat e të gjithë lexuesve në mbarë globin, sidomos fëmijët dhe të rinjë, duke u kthyer në librin më të shitur. Ky set është ndërtuar enkas për tu njohur me personazhin e pashmangshëm, i cili duhet të jenë të bibliotekën e çdo familje: Nga libri i parë deri në fund, në serinë me tetë libra do të gjeni një realitet të papërsërtshëm me aventura, thrill, fantazi dhe me imagjinatë të pakundgjindshme.... Shtatë prej librave janë sjellë në shqip nga përkthimi mjeshtror i Amik Kasoruhos.

Seti me tetë libra nga seria “Harry Potter i pashmangshëm” përmban:

1.Harry Potter dhe guri filozofal (kliko këtu për të blerë veç librin)

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma dhe piktura që flasin. Në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe profesorëve të çuditshëm, nga një mësim te tjetri, jeta e heroit nuk rrjedh në binarët e një jete të zakonshmë dhe monotone.

Përkundrazi. Rreziqe të panumërta e ndjekin. Gjatë tërë serisë së librave të Harry Potterit, atij i duhet të përballet me magjistarin më të madh të anës së errët, Lordin Voldemort apo në shqip, Lordi Fluronvdekje. Një libër ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin. Nëse ju nuk keni dëgjuar për Harry Potterin, atëherë ju nuk e paskeni hapur televizorin, radion dhe gazetën këta muajt e fundit. Harry Potter dhe Guri i Filozofit është padyshim romani modern që e lumturon lexuesin. The Ëashington Post Book Ëorld

2.Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave (kliko këtu për të blerë veç librin)

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur në Hoguorts. Por tamam kur ai po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguorts i kërcënohet një fatkeqësi. Dhe fatkeqësia ndodh. Dikush i shndërron nxënësit e Hoguortsit në gur. Mbase është Drako Mallfoi, rivali më i rrezikshëm? Mbase është Hagridi, e kaluara e fshehtë e të cilit tashmë del në dritë? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime... Harri Poter vetë?! Tashmë e njohin të gjithë Harri Poterin: gjatë vitit të parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë, në Hoguorts, vuri përposh Fluronvdekjen, duke u hakmarrë edhe për vdekjen e prindërve të vet. Kjo e mbuloi atë me lavdi. Por një rrezik i frikshëm varet mbi shkollën: një që godet shokët e Harrit njëri pas tjetrit dhe që duket e lidhur me një mister të lashtë, të kyçur në terrin e Dhomës së të Fshehtave.

3.Harry Potter i burgosuri i Azkabanit (kliko këtu për të blerë veç librin)

Harri Poteri ishte një fëmijë i pazakontë nga shumë pikëpamje. Para së gjithash, i kishte zët pushimet verore më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit. Pastaj ia kishte qejfi shumë të bënte detyrat, por ishte i detyruar të mësonte fshehurazi, në mes të natës. Shtoi këtyre pastaj se ishte edhe magjistar. "Unë nuk e kërkoj belanë, - mërmëriti Harri prishaqejfas, - Zakonisht është belaja që vjen e më gjen". Kështu u thotë Harri Poteri, nxënësi i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë në Hoguorts, shokëve të tij. Vërtet jeta e tij është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike dhe as shokët e tij më të ngushtë nuk mund ta ndihmojnë dot. Në një skenë emocionesh të thella, mes hartash të magjepsura dhe Hipogrifësh agresivë, hallash fluturuese dhe librash që kafshojnë, Harri Poteri e çon lexuesin në kapitullin e tretë të aventurave të tij të jashtëzakonshme.

4.Harry Potter dhe kupa e zjarrit (kliko këtu për të blerë veç librin)

Romani i katërt është strumbullari i rrëfimit në shtatë librat e aventurave të Harri Poterit. Harri, tashmë një magjistar adoleshent, dëshiron me gjithë zemër të largohet nga Dërslit e ligj dhe të shkojë në Kupën e Botës së Kuidiçit me Hermionën, Ronin dhe Uezlit. Ai ëndërron për Kërkuesen e Korbziut, Ço Çangun, dashurinë e tij... Dhe pastaj dëshiron të zbulojë hollësitë e ngjarjes madhështore, që pritet të ndodhë në Hoguorst, një ngjarje ku përfshihen edhe dy shkolla të tjera rivale të magjisë dhe një garë e fortë, që nuk ka ngjarë që prej njëqind vjetësh. Harri Poteri dëshiron të jetë një magjistar normal katërmbëdhjetëvjeçar. Por mjerisht, ai nuk është normal, madje as si magjistar. Dhe në këtë rast, ndryshimi mund të jetë vdekjeprurës.

5.Harry Potter dhe urdhri i feniksit (kliko këtu për të blerë veç librin)

Vëllimi i katërt i Harri Poterit na ka lënë me zemër të ngrirë: Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i plotfuqishëm? Sa vdekje dhe shkatërrime do të mbjellë, duke u përpjekur të shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë botën? Këto janë pyetjet, që e mundojnë Harri Poterin gjatë verës, në shtëpinë e të afërmve të tij babanacë, larg nga bota magjike së cilës i përket. Edhe ai ka ndryshuar. Tashmë pesëmbëdhjetëvjeçar do ta takojmë të përpirë nga zhgënjimi, zemërimi, ankthi dhe rebelimi, tipike për moshën e tij. Në një nga librat më të mirëpritur në historinë e letërsisë, J. K. Roëling nuk resht së na befasuari. Duke endur një tjetër dramë të mrekullueshme, kësaj here arrin t'u japë jetë shqetësimeve të adoleshencës, duke e pasuruar gjithësinë e saj tashmë të mrekullueshme me krijesa dhe personazhe të reja të paharrueshme. Hapni sytë dhe jini të kujdesshëm ndaj marrëzisë së pushtetit dhe atij që e përdor për të luftuar talentin, guximin, fantazinë dhe alternativën, na flet ajo përmes librit të vet të pestë.

6.Harry Potter dhe princi gjakpërzier (kliko këtu për të blerë veç librin)

Në fund të vëllimit të pestë e lamë Harri Poterin të trazuar, vetëm, dhe me një peshë në zemër. Sirius Blekum, nuni i tij, vdiq. Fjalët e Albus Urtimorit për profecinë i kanë treguar edhe një herë, që nga beteja me Lord Fluronvdekjen e ndan vetëm një hap. Asgjë nuk është si më parë: lidhja e fundit me familjen e tij është prerë, madje edhe Hoguortsi nuk është më një strehë e sigurt si në vitet e mëparshme. Kurse Fluronvdekja është më i fortë se kurrë, më mizor, më i pamëshirshëm. Edhe vetë Harri e di që ka ndryshuar. Pasiguria dhe një ndjenjë pafuqie e pesë viteve të para i ka lënë vendin vendosmërisë dhe një këmbënguljeje ndryshe, prej të rrituri. Në vëllimin e gjashtë dhe të parafundit të aventurave të Harri Poterit, Roëling e pasuron skenarin me shenja, gjurmë dhe të fshehta të mrekullueshme, dyshime dhe të vërteta që nuk zgjidhen, por që shumojnë enigmat; personazhe të reja, magji të reja, por edhe zbulime të paditura për personazhe tashmë të njohura... në pritje të aktit të fundit.

7.Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (kliko këtu për të blerë veç librin)

Harri për pak sa s'e lëshoi Topthin nga habia dhe emocioni. Hermiona kishte të drejtë. Gdhendur në sipërfaqen e lëmuar e të praruar, shiheshin katër fjalë të shkruara me një shkrim të imët dhe të pjerrët që Harri e njohu se ishte shkrimi i Urtimorit.Unë hapem kur mbyllem. Sapo i lexoi fjalët, kur ato u zhdukën përsëri."Unë hapem kur mbyllem... Ç'kuptim mund të ketë vallë?"

8.Harry Potter dhe fëmija i mallkuar (kliko këtu për të blerë veç librin)

Ky është i fundit, pasi fantazia e autores është ndalur me kaq në këtë personazh që ka pushtuar zemrat e qindra milionë fëmijëve dhe lexuesve. Kësaj radhe, historia e tetë titullohet Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”, ku personazhet dhe ngjarjet nuk vijnë në prozë por si dramë. Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë qani që Flany është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore. Ndërsa Harry Potter përballet me një të kaluar që nuk pranon të mbetet e tillë, djali i dytë, Albusi, duhet të luftojë me peshën e trashëgimisë së familjes, trashëgimi që ai nuk e ka dashur kurrë. E kaluara dhe e tashmja shkrihen në mënyrë kërcënuese dhe babai dhe djali mësojnë një të vërtetë të pakëndshme: ndonjëherë errësira vjen nga vende të papritura.

Bazuar në një histori të re origjinale, shkruar nga J.K. Rowling, Jack Thorne dhe John Tiffany, Harry Potter dhe fëmija i mallkuar, një vepër e re teatrale nga Jack Thorne, është historia e parë zyrtare e Harry Potterit, e shfaqur në teatër. Ky botim special i skenarit përshkruan udhëtimin e mëtejshëm të Harry Potterit, të miqve dhe të familjes së tij për lexuesit kudo që janë, menjëherë pas premierës botërore të shfaqjes në Ëest End të Londrës, më 30 korrik 2016.

Data sheet

Published year2004-2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho/Mira Kroqi
RomanMister&Thriller