Fabrikanti i loteve View larger

Fabrikanti i loteve

Erin Doom BDI0702

New product

Përshkrim i shkurtër

Vjen në shqip një roman që tashmë ka fituar zemrat e miliona të rinjve, por edhe çmimet Watty. Një debutim që të përkëdhel zemrën.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366870

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Ka gjëra që ia vlen t'i mbrojmë. Ndonjëherë edhe nga vetja jonë.

Brenda mureve të jetimores së quajtur Grejv, ku u rrit Nika, rrëfeheshin prej kohësh histori dhe legjenda në dritën e qiririt. Më e famshmja ishte ajo e fabrikantit të lotëve, një artizan misterioz me sy të pastër si xhami, fajtor se mbillte në zemrat e njerëzve frikë dhe ankth. Nika është shtatëmbëdhjetë vjeçe, kur ëndrra e saj më e madhe nis të realizohet dhe ajo mund të hedhë pas krahëve përrallat drithëruese të fëmijërisë.

Bashkëshortët Miligan kanë nisur procesin e birësimit dhe janë gati t'i dhurojnë familjen që ka dashur gjithmonë. Por në shtëpinë e re, Nika nuk është vetëm. Së bashku me të, nga jetimorja Grejv birësohet edhe Rigeli, një djalë i pashoqërueshëm, njeriu i fundit në botë që Nika do të dëshironte për vëlla! Rigeli është i zoti, mendjemprehtë, luan në piano si magjistar dhe është i bukur si një Apolon magjepsës, por pas pamjes engjëllore fshihet një djalë i pazbërthyeshëm. Sidomos kur në jetën e tyre, fabrikanti i lotëve befas bëhet i vërtetë.

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages680
ISBN9789928366870
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri, Lura Baçi
RomanMister&Thriller