Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Karl Heinz Timm, lindur në Hamburg, më 1924, vdekur më 1943, në një spital fushor në Ukrainë. 19-vjeçari vazhdon të jetojë në dhimbjen e prindërve, në tregimet e tyre, në shprehjet që përdorin për fatin e zi të jetës, por edhe në ëndrrat e vëllait të vogël, i cili thuajse nuk ka fare kujtime vetjake.
Çfarë është më humane: të jesh i lumtur përballë atij që vuan kur e di qe ai e dëshiron lumturinë tënde, apo të sakrifikosh veten, vetëm që ai të mos ndihet i vetëm në vuajtjen e tij?
Një nga vlerat e mëdha të këtyre "rrëfenjave të vërteta" është se lexohen me një frymë. Ngjarje të së kaluarës, të shumë e shumë kohëve më parë, na duket sikur kanë ndodhur sot.
Tashmë edhe vendi ynë ja një studim të plotë mbi Historin e Filozofisë të së Drejtës,të cilit e solli Dr.Irakli Koçollari,historian,jurist e shkrimtar,duke mbushur boshllëkun që ekzistonte në kulturën dhe letërsine filozofiko-juriqike shqiptare.
Përveç miqve të ngushtë dhe familjes Klinton, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se...
"Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte" është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe.
"Homo Faber"i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Uolter Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.
Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë. Botimi i katërt i këtij libri mësimor tepër të suksesshëm është tërësisht në...
Një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë të kohës prezantuar I humburi është vepra më e suksesshme e një nga shkrimtarëve më të njohur gjermanë Hans-Ulrich Treichel. Kjo vepër vjen në shqip nga Ardin Klosi.
Një histori dashurie e dhembshurie e përshkruar me ironi e ndjenjë poetike, një histori që të përfshin të tërin, të mallëngjen e të ngroh zemrën.
Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për tu nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për tia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e...
Romani është një lloj skaneri letrar i njeriut të pandjeshëm dhe pa të djeshme. Ky është Doni, personazhi qendror i librit, një drejtues i ri i suksesshëm në një televizion kombëtar, i pashëm, shijues i jetës së bukur, narcizist, vanitoz, i përciptë, donzhuan i shfrenuar në lidhje sipërfaqësore, një i varur nga dy tabutë e kohës: seksi dhe paraja
Nga autori i librit Teleskopi i Schopenhauer vjen ky roman i bukur i dashurisë, letërsisë, izolimit dhe hakmarrjes së ngadaltë të një njeriu.
Gjatë shekullit XIX, për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike.
Grisham vjen me një libër të ri për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga botimet Dudaj: Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Ishulli i delfinit blu është një novelë për fëmijë e shkruar në vitin 1960 nga Scott O'Dell dhe tregon historinë e një vajze të re e bllokuar për vite në një ishull në bregdetin e Kalifornisë.
Ky libër është frymëzuar nga Baal Shem Tov, një mësues i madh që jetonte në Ukrainë në shekullin e 18të.
Duke ndjekur të njëjtën linjë me romanet Përgjithmonë dhe Dëgjoje zërin tim, Susanna Tamaro, në këtë libër të ri, mpreh tehun e shkrimeve të saj në histori pa shpëtim e pa rrugëdalje. Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e të dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje,...
Fabula e romanit “Jetë e dhunshme” është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954… Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm… Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike…
Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të...
Ky roman është fitues i çmimit Pulitzer në vitin 2015 dhe ka qenë bestseller për disa vite i gazetës The New York Times. Ai rrëfen historinë e një vajze të verbër franceze dhe një djali gjerman i specializuar për sistemet e transmetimit të radiove, rrugët e të cilëve përplasen me njëri-tjetrin në kohën e Francës së pushtuar nga nazistët. Ata përpiqen që...
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
Autorja italiane nga Sicilia Simonetta Agnello Hornby vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje histori dashurie qe shtrin kohenzgjatjen ne 20 vjet takime, ndarje, zhgenjime dhe serish bashkime. Nje raport mes nje djali te pasur dhe qejfli ne moshen 35 vjecare dhe nje vajze te varfer qe vjen nga nje familje socialiste. Keto histori i gjejme...
Njëzet vjet pas Ungjilli sipas Jezu Krishtit, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Romani Kaini tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Romani Kaini është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur...
Kur një vajzë e bukur franceze dhe një aktor brilant amerikan takohen gjatë kohës së luftës në Paris, dashuria e tyre nis si një përrallë por përfundon në tragjedi. Papritur jetime, tre fëmijët e tyre ndahen mizorisht. Konsideruar si një nga romanet më të bukur të Danielle Steel.
Dhe të shkuarën e lashë mbrapa, Portën ia mbylla pas vetes! Nuk di, të ndihem krenare, Për mësimet e marra, Apo, fatkeqe për çka kam vuajtur!
Një libër pa precedentë për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike. Marshall Goldsmith, autor i Çka ju solli deri këtu, sju çon dot më larg dhe i A jeni gati për trashëgiminë?
Lumturi? Tej mase lumturi? Në vrasjen e trefishtë te “Dimensione” apo në atë të “Radikale të lira”? Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde. E nëse pastaj lumturia tejkalohet, mbesin...