Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur të Spartak Rangonit, i mbiquajtur "Korsari", për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën.
Mjeshtria dhe gjenia e Rhonda Byrne e ka bërë atë jo vetëm një nga autoret më të lexuara, por edhe një nga 100 personat më me ndikim në botë. Tre librat e saj, “Sekreti”, “Fuqia” dhe “Magjia” janë tri sekrete të fuqishme që presin për tu zbuluar prej jush... Gjithmonë nëse do të shpalosësh vetveten dhe të realizosh ëndërrat e tua.
Ky është vëllimi i parë poetik, ku vjen një zë origjinal, që flet plot ndjeshmëri për jetën, vdekjen, dashurinë, - refleksione metafizike, të cilat dëshmojnë për mjeshtri poetike dhe njohje të mirë të teknikave të vargëzimit
I mbetur i papërfunduar nga Kafka në vitin 1922 dhe i papublikuar deri në vitin 1926, dy vite pas vdekjes së tij, Kështjella është tregimi i bezdisshëm e K-së , i luftës së pamëshirshme dhe të kotë të tij, me një me një autoritet të padepërtueshëm, për tu qasur në Kështjellë.
"Klasat dhe elitat në demokraci dhe në demokratizim" do të jetë një shtojcë e mirëpritur e teksteve të sociologjisë politike që janë sot në përdorim.
"Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij.
I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit. Përvoja jetësore, shkollimi në perëndim, mjeshtria artistike i kanë dhënë këtij romani sukses në komunikimin me lexuesit e shumtë
Salman Ruzhdi kësaj radhe është fokusuar tek romanet e krimit – thrillerit, të kombinuar me pasionin. Vrasja e Maks Ofulsit, një njeri me vlera të jashtëzakonshme, ish-diplomat amerikan dhe shef i antiterrorizmit të SHBA-ve ngjall shumë mëdyshje për natyrën e krimit. Por, ccfarë ndodh në fund? Paralelisht zhvillohet edhe një histori dashurie fataliste....
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm.
Shtepia botuese Dudaj sjell kujtimet e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, - nje reflektim i thelle per politiken franceze, per raportet me parardhesit dhe per sfidat e medha te drejtimit te nje vendi si Franca.
Nëntë tregime që gërshetojnë kohën reale me kohën e historisë dhe atë të brendshme. Këto janë historitë e Antonio Tabucchi-t.
Libri i ri i Fabio Volo-s është edhe më i ndjeri, më i vërteti; forca e këtij sinqeriteti del në çdo faqe. Gjendesh shpesh duke qeshur në çaste ironie që të rrëmbejnë. Por sidomos gjendesh i emocionuar, mbase i mallëngjyer dhe i çuditur se sa shumë ngjan jeta e Lorencos me atë të secilit prej nesh.
Përpara romanit Firma, që e bëri autorin më të dashur amerikan, John Grisham shkroi këtë histori gozhduese të ndëshkimit dhe të drejtësisë. Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatërrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
"Libri i Smithit është një vështrim në kohën e duhur i zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vitet 1990, si dhe i studimeve që janë përpjekur t'i shpjegojnë ato. Ai është një prurje e mirëpritur në literaturën mbi nacionalizmin." International Journal of Cultural Studies
Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion drejt Europës liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri? Përse vazhdon të jetë vetëm një farë, por jo një bimë; një shans, por jo një system; një shpresë, por jo një realizim? Kjo është çështja që Andrea Stefani, shtron në librin e tij Komploti kundër lirisë.
Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë.
Ky libër është shumë i çmueshëm për studentët për arsye se: - Paraqitja e teorisë së kontabilitetit financiar bëhet në mënyrë të hapur, logjike dhe të kuptueshme duke i lejuar ata ta zotërojnë lëndën. - Përdoren shembuj për të ilustruar të gjitha proçedurat dhe konceptet e rëndësishme. - Problemet e zgjidhura, me zgjidhjen hap pas hapi i bën të mundur të...
Krimi i lordit Artur Sevil dhe histori të tjera është një përmbledhje historish misteri dhe komike të shkruara nga Oscar Wilde në vitin 1891.
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së" Dytë Botërore.
Marjola Dashi vjen me librin e saj të parë me poezi Kronika e ngjyres së Hirte - A Chronicle of the colour Grey, dhe vjen ne variantin dygjuhesh shqip-anglisht.
Këtu tregohet historia që vë provë besimin. Si e ngjallin gënjeshtrat frikën, ku çdo shpresë duket e humbur?
"Djaloshi dhe kali" është historia e kuajve që flasin, e tradhtisë që zien, e vendit ku gjithçka pritet të ndodhë, ashtu si të jetë e thëna.
"Karrigia e argjendtë" është historia e shpëtimit të një princi të mbajtur peng, ku shpëtimtarët përballen me më të bukurën dhe më vdekjeprurësen e të këqijave që mund të kishin imagjinuar ndonjëherë.
Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj...
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet t'i mbajë skllevër.
Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë përfytyruar dhe se fundi i botës...
Ky libër "Besëlidhja e Unazës" është pjesa e parë e aventurës epike të J. R. R. Tolkinit, të titulluar "Kryezoti i unazave". Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e...
Në këtë libër tregohet tmerri i pjesëtarëve të Besëlidhjes së Unazës nga ardhja e Errësirës së Madhe dhe shpërthimi i Luftës së Unazës, e cila trajtohet më gjerësisht në vëllimin e tretë dhe të fundit, të titulluar "Kthimi i Mbretit".
Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen. Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq, Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.
Popuj te vegjel. Popuj te medhenj. Fate popujsh te vegjel. Fate popujsh te medhenj. Njerez te vegjel. Njrez te medhenj. Fate njerezish te vegjel. Fate njerezish te medhenj.